Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Paratë nuk m’i dha, më ndau dhe nga djali’/Motra-vëllait:Je fajtor, reago sa s’është vonë

6 Shkurt, 21:22 | Përditesimi: 6 Shkurt, 21:22

 

Në emisionin investigativ Pa Gjurmë, trajtohet historia e një konflikti të gjatë familjar për pronën, që ka ndarë motrën dhe vëllanë. 70-vjeçarja Asije Dyrmishi rrëfen përballjen e saj me vëllain, pasojat e konfliktit dhe përshkallëzimin e situatës pas futjes së qiraxhinjve në banesën e saj. Ajo shpreh shqetësimin për sigurinë e familjes dhe kërkon zgjidhje për një çështje që prej vitesh ka mbetur pezull. Në studio, avokatja Drita Avdylaj shpjegon problematikat e pronave në Shqipëri dhe rrugët ligjore për zgjidhjen e konflikteve, duke theksuar rëndësinë e ndërmjetësimit si alternativë ndaj proceseve të gjata gjyqësore. Një histori reale, me pasoja sociale dhe ligjore, që hedh dritë mbi plagët e pazgjidhura të pronësisë dhe konfliktet familjare në vend.

I.M/Shqiptarja.com