-
VIDEO
Gjellë me qepë dhe mish nga zonja Albana, plot shije
Gjellë me qepë dhe mish
Përbërësit:
- 3 qepë të mëdha
- 3 thelpinj hudhër
- 4 racione mish sipas dëshirës
- 2 lugë gjelle uthull
- 1 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle salcë domate
- Piper i kuq, piper i zi
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj, kaurdisim mishin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë kripë e piper. Shtojmë qepët e prera hollë dhe hudhrën, i kaurdisim derisa të zbuten dhe fillojnë të marrin ngjyrë. Hedhim pak miell, e kaurdisim, më pas shtojmë salcën e domates duke e përzier mirë. Në fund shtojmë uthullën, rigonin dhe pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet masa. E hedhim në tavë dhe e pjekim në furrë në 180°C për rreth 45–60 minuta, derisa të formohet një kore e kuqërremtë dhe salca të trashet.
-
VIDEO
Bombone Çokollate shtëpie, shije e paharrueshme nga zonja Albana
Çokollata shtëpie
Përbërësit:
- 250 gr çokollatë e zezë
- 120 gr biskota
- 70 gr lajthi të pjekura
- 3 lugë gjelle qumësht
- 3-4 lugë gjelle kokos të bluar
- 1 lugë çaji rum (opsionale)
Përgatitja:
Thërrmojmë biskotat dhe grijmë pak më trashë lajthitë. Shkrijmë çokollatën në banjomari, shtojmë qumështin dhe rumin, derisa të bëhet krem i lëngshëm, por jo shumë i hollë. Hedhim lajthitë dhe biskotat, i përziejmë derisa masa të lidhet. Nëse del shumë e fortë, shtojmë pak qumësht; nëse del shumë e butë, shtojmë pak kokos të bluar. Lëmë masën të ftohet pak. Formojmë toptha sa një kokërr arre. I kalojmë në kokos të bluar dhe i vendosim në frigorifer 1–2 orë.
-
VIDEO
Bonusi një iluzion? Eksperti sqaron qytetarët: Ja çfarë do të ndodhë me pensionet pas 2029
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 16 Dhjetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga opozita bojkoton komisionet deri në protestën e 22 dhjetorit tek shteti zgjohet vonë e deri tek 'Topi i Artë' 2025 për Bekim Balajn.
-
VIDEO
Pjesa 1'5 Pyetje nga Babaramo/ Balluku kthehet/ “SPAK do kërkojë arrestin”, përplasen juristët: Akuza për kapjen e drejtësisë
Juristi Leonard Karaj tha se kryeministri nuk ka kompetencë për pezullimin e një ministri dhe se debati kryesor që duhet të trajtojë Kushtetuesja është se cilat kompetenca i janë marrë Kryeministrisë nga drejtësia.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
Një histori e dhimbshme vjen në Pa Gjurmë, në kërkim të Dedë Fsharrit dhe Nikolin Borit, dy shokë nga Shkodra që u zhdukën brenda një dite. Familjet rrëfejnë se të rinjtë kishin përgatitur arratisjen pa i treguar askujt, ndërsa nga frika nuk e denoncuan menjëherë rastin në polici. Motrat e Dedë Fsharrit tregojnë se vëllai i tyre i kishte gënjyer, kishte lënë gjërat personale në dhomë dhe ishte larguar pa thënë asnjë fjalë. Një vit pas humbjes, familja mësoi se të dy ishin nisur drejt Holandës, pas kalimit në ish-Jugosllavi. Pavarësisht kërkimeve në Malin e Zi, asnjë informacion i sigurt nuk është zbuluar. Mesazhi i motrave është prekës: prindërit duan vetëm një lajm, që të mos largohen nga kjo jetë me dhimbje. Nëse është gjallë, familja i lutet Dedë Fsharrit të bëhet i gjallë dhe të japë një shenjë.
-
VIDEO
'Firmat me telefon, pazaret në hije!' Alesia Balliu çmonton PD-në, shpërthen ndaj Berishës e Nokës
-
VIDEO
“Berisha, non grata për lidhje me Al Kaedën”, TRONDIT Ngjela! Kush do jetë goditja tjetër e SPAK?
-
VIDEO
Protestat e Lapajt dhe Berishës para Kryeministrisë, Idajet Beqiri për Report Tv: Pa mbështetje, po përdorin qytetarët
Zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, ai e sheh si kandidaturën më të mirë që mund të ishte zgjedhur. Sipas tij, asnjë firmë nga deputetët e PD nuk është hedhur pa dijeninë e Sali Berishës.
-
VIDEO
Akti terrorist në Australi/ Eksperti i Sigurisë për Report Tv: Mesazh urrejtjeje ndaj hebrenjve, ideologjia e ISIS vazhdon të jetojë
Qirjazi u ndal edhe tek lufta Rusi-Ukrainë. Sipas Qirjazit, Rusia do të marrë territore, por një veprim i tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm ndërkombëtar, duke legjitimuar idenë se një territor mund të merret me forcë dhe të bëhet pjesë e një shteti tjetër.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Dhjetor 2025 – Receta/ ‘Bima dhe Shëndeti’, Kura natyrale për probleme të ndryshme shëndetësore
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pogaça me kos, perime dhe kopër / Salca Liptao. Gjithashtu Niki dhe Albana treguan mënyrën e duhur të sherbetosjes së bakllavasë.
Shëndeti dhe mirëqenia janë ndër shqetësimet kryesore të çdo familjeje, ndaj gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë zgjidhje natyrale për problemet e tyre shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye, "Bima dhe Shëndeti" i dedikohet shqetësimeve të teleshikuesve. Në studion e "Rreze Dielli" specialisti i njohur i bimëve mjekësore Ylli Merja, i përgjigjet telefonatave të shumta të qytetarëve që ndajnë problematika të ndryshme shëndetësore. Përmes analizimit të simptomave të shprehura, ai shpjegon burimin e mundshëm të problemeve dhe ofron zgjidhje alternative, duke u mbështetur te kurimet natyrale, bimët medicinale dhe metodat më efikase tradicionale për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 15 Dhjetor - Qytetarët: Rama ka frikë arrestimin, në PD të shpallin armik…
Në këtë emision të plotë të 'Shtypi i Ditës dhe Ju', qytetarët komentojnë zhvillimet e fundit politike, akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe tensionet brenda Partisë Demokratike