Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish dhe oriz / Penne all’Arrabbiata - Makarona pikante me domate / Qofte me thjerrëza dhe perime.
Gjumi është një nga proceset më të rëndësishme për rikuperimin e trupit, por shpesh pa e kuptuar e dëmtojmë veten përmes pozicioneve të gabuara të gjumit. Të flesh anash, me jastëk shumë të lartë apo barkas janë zakone shumë të përhapura, por a e dimë se çfarë ndikimi kanë ato në shtyllën kurrizore, qafën dhe muskujt? Sot në "Rreze Dielli" flasim me fizioterapisten Majlinda Koca, për të kuptuar se çfarë ndodh me trupin gjatë gjumit, cilat janë pozicionet problematike dhe si mund t’i korrigjojmë ato për një gjumë më të shëndetshëm. Këshillat profesionale mund të bëjnë diferencën mes një zgjimi me dhimbje dhe një mëngjesi me energji dhe mirëqenie!
Fjona Muça, vajza shqiptare që po ndërton historinë e saj mes pasionit dhe suksesit në Londër. Prej 5 vitesh jeton dhe vepron atje, ku ka përfunduar studimet për financë–kontabilitet, por paralelisht ka zhvilluar edhe një pasion që sot është shndërruar në profesion. Dashuria për modën, për t’u kuruar dhe për t’u veshur bukur, e çoi drejt krijimit të një blogu, i cili shumë shpejt i hapi dyert e bashkëpunimeve me disa prej brendeve të njohura të modës. Fjona u bë e njohur në rrjetet sociale pas një postimi të veçantë – xhaketa e gjyshes së saj, që u kthye në virale dhe shënoi pikën e kthesës në rrugëtimin e saj. Sot me Fjonen do të flasim për këtë histori frymëzuese, për botën e modës në Londër, si dhe për trendet e modës për vitin 2026: çfarë do të jetë në modë dhe çfarë duhet t’i heqim përfundimisht nga garderoba jonë.





















