Ngrirja e vezëve, koha më e mirë dhe si bëhet / Flet Dr. Shkëlqim Balili

10 Nëntor, 15:05 | Përditesimi: 10 Nëntor, 15:05

Problemet e fertilitetit, ndikimi i moshës, stili i jetesës dhe faktorët e ndryshëm shëndetësorë po e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishme informimin dhe kujdesin ndaj shëndetit riprodhues. Por, sa mund të ndikojmë në ruajtjen e fertilitetit? Kur është momenti i duhur për të menduar për ngrirjen e vezëve dhe çfarë mundësish ofron sot mjekësia për ata që dëshirojnë të bëhen prindër? Për këto çështje dhe shumë të tjera, në studion e "Rreze Dielli" flasim me mjekun gjinekolog Dr. Shkëlqim Balili, mbi faktorët që ndikojnë në uljen e fertilitetit, që nga stili modern i jetesës, stresi, obeziteti, ndotja e mjedisit, kimikatet që rrethohemi në përditshmëri, deri te problemet hormonale dhe mosha e vonshme për të krijuar familje.

MC/Shqiptarja.com