Një histori e dhimbshme familjare vjen në studio. Pas largimit të nuses me një partner tjetër, i riu ka humbur çdo kontakt me të birin 6-vjeçar. Konfliktet mes palëve janë përshkallëzuar, duke përfunduar edhe në polici, ndërsa gjyshi tregon se nipin nuk e kanë parë prej kohësh. Mesazhet janë të forta dhe prekëse: gjyshi kërkon vetëm ta rrisë nipin, ndërsa babai i lutet ish-gruas t’i japë kujdestarinë e djalit. Një rrëfim që ngre pikëpyetje të mëdha për familjen, prindërimin dhe të drejtat e fëmijëve.





















