E ftuar në ‘Klinika 24’ me Doreada Mion, Laura Xhaxhiu rrëfen historinë e saj personale me yoga face dhe si kjo praktikë i ndryshoi lëkurën, energjinë dhe vetëbesimin. Ajo shpjegon pse yoga face mund të jetë më e fuqishme se botox dhe cilat ushtrime japin rezultatet më të dukshme. Në studio diskutojmë edhe për mitet, përfitimet dhe teknikat që mund t’i praktikoni vetë në shtëpi. Shëndeti dhe bukuria natyrale, përmes një qasjeje të re që po fiton ndjekës në mbarë botën.





















