EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!

28 Nëntor, 18:33 | Përditesimi: 28 Nëntor, 18:33

 

U martua pa dëshirë në një moshë fare të re dhe jeta e vuri përballë shumë vuajtjeve. Kjo është historia e 63-vjeçares Lulezime Hajdinit nga Vlora, një nënë që sot kërkon ndihmë për vajzën e saj, Marjolën, një 35-vjeçare me një ëndërr të thyer.Marjola ka qenë një nxënëse ekselente, me ambicie dhe dashuri për librat. Por ajo nuk arriti të vazhdonte studimet e larta. Babai i saj, i papërgjegjshëm dhe i dhunshëm, e ndaloi të regjistrohej në universitet. Madje edhe lekët e shkollës, që ajo i priste si shpresë për të ardhmen, ai i shpenzoi në alkool. Një baba që i preu krahët vajzës së tij… dhe një nënë pa fuqi t’i kundërvihej dhunës.Sot 35 vjecarja vuan nga depresioni i thellë. Ka tentuar vetëvrasje dhe pjesën më të madhe të ditës e kalon nën efektin e mjekimeve, në gjumë. Por brenda saj ende jeton një dëshirë e madhe, te blejë libra, të ulet në auditoret e universitetit, të ndihet si çdo bashkëmoshatare e saj.E vetmja mbështetje e tw resw është e ëma. Lulwzimja, e cila nuk ka njohur kurrë lumturi në martesë, sot ka vetëm një mision, të kujdeset për vajzën dhe t’i rikthejë asaj ëndrrën për shkollën.Një nënë që u nënshtrohej goditjeve të burrit, por që sot gjen forcë për t’u ngritur për të bijën.Në varfëri të thellë, ku shpesh mbijetojnë falë fqinjëve që u japin ushqime dhe rroba, Lulwzimja vjen në një studio televizive jo për mëshirë, por për t’i qëndruar krah vajzës së saj.Ajo kërkon vetëm një mundësi: që Marjola të bëhet një vajzë e realizuar, ashtu si të gjitha moshataret e saj.

r.k./Shqiptarja.com