Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Nëntor 2026, Receta/ Ben Blushi, ‘Historitë e çmendura të Tiranës’

6 Nëntor, 16:33 | Përditesimi: 6 Nëntor, 16:33

Zonja Mirela solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë kosi me mish qingji / Trahana me domate dhe sallam Tona / Pite kineze me qepë të njoma / Trifle - Ëmbëlsirë në gotë.

Ben Blushi është nga ata njerëz që rrallë kalojnë pa shkaktuar debat. Si shkrimtar ka provokuar dhe si publicist ka ditur të thotë gjëra që jo të gjithë kanë dëshirë t'i dëgjojnë. Sot në "Rreze Dielli" vjen me një libër të ri, por këtë herë personazhi kryesor nuk është një njeri. Është Tirana. "Historitë e ‡mendura" të Tiranës për të cilën ka pak libra, - thotë Blushi e po aq pak dokumentarë. Libri sjell 100 personazhe, 38 kapituj në 400 vite Tirane nga viti 1600 deri në 2000, me histori dhe ngjarje të pazakonta dhe të padëgjuara më parë! Një Tiranë me pushtime, intriga, dashuri, pushtet, çmenduri dhe histori që duken të pabesueshme. Një qytet që ka parë pushtues, mbretër, diktatorë, dashuri, tradhti, intriga dhe shumë histori të çmendura.

MC/Shqiptarja.com