• VIDEO

    Mëlçi në tigan me speca e erëza nga zonja Mirela

    Mëlçi në tigan me spec dhe erëza

    Përbërësit:

    • 500 g mëlçi viçi
    • 1 qepë e kuqe
    • 1 spec i kuq
    • 2 thelpi hudhër
    • Dafinë
    • Rigon
    • Spec i kuq pikant
    • Kripë dhe piper
    • Uthull molle

    Përgatitja:

    Marinojmë mëlçitë e prera hollë me kripë dhe piper, i lyejmë me miell edhe i skuqim në tigan me vaj. I heqim sapo të skuqen nga të dyja anët edhe po aty skuqim qepën dhe specin të prerë në fije. Shtojmë hudhrën, dafinën, specin pikant, rigonin edhe mëlçitë e skuqura. E përziejmë edhe e shuajmë me një gotë ujë të vogël ku kemi shtuar 2 lugë uthull molle.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 9 tetor 1998/ Agresion Shqipërisë, forcat ushtarake serbe breshëri plumbash mbi fshatin Dobrunë në Kukës

    Në shtypin e shkruar të datës 9 tetor 1998-të pasqyrohej një ngjarje e rëndë që ishte rregjistruar në veri-lindje të Shqipërisë. Forcat ushtarake serbe kishin hapur zjarr dhe kishin qëlluar me qindra plumba mbi fshatin Dobrunë në Kukës. Fatmirësisht pa pasoja në njerëz ndërsa ushtria jonë kishte marrë pozicion por nuk i ishte përgjigjur sulmit që ishte i përsëritur. Gazeta Zëri i Populli në faqe të parë shkruan : “Serbët na sulmuan përsëri” ndërsa Koha Jonë shkruan: “Agresion Shqipërisë” . Edhe në Gazetën Shqiptare kjo ngjarje e rëndë pasqyrohet me detaje: “ Serbët hyjnë në kufi,terror në Kukës”. 
     

  • VIDEO

    Territorialja, deputeti Pacaj: Opozita nuk ka qenë bashkëpunuese me ne, e kemi pritur 9 muaj rresht! Kalaja: Ju po grabisni territoret

    Deputeti Partisë Socialiste Ermal Pacaj ka deklaruar se opozita nuk ka qenë aspak bashkëpunuese në lidhje me çështjen e reformës territoriale. I ftuar në 'Frontline' Pacaj tha propozimi për 46 bashki nga 61 nuk ka dalë nga PS. Sipas tij kjo gjë ka ardhur nga raportet e bëra nga dëgjesat.

     
  • VIDEO

    Spahiu: Qeverisja e vjetër me 380 komuna ishte banale dhe totalisht e dështuar në Shqipëri

    Reforma territoriale pritet të miratohet sot nga socialistët duke i tkurrur në 46 nga 61, numrin e bashkive të vendit. Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Frontline’, tha se në ndarjen administrative duhet të përmbushen disa parime, përfshirë edhe rritjen e cilësisë së shërbimeve

  • VIDEO

    Territorialja, Shehi për Report Tv: Reforma po përdoret për qëllime elektorale, Parlamenti është kthyer në dhomë tregtie

    Ndërsa Kuvendi vijon që prej 9 orësh, Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, i ftuar në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit tha se shpesh reforma territoriale shihet si ndarje dhe bashkim territoresh. Shehi thotë se në fakt thelbi i territoriales është bashkimi i komuniteteve.

    • VIDEO

      'Territorialja' në Kuvend, Kryebashkiakia e Dimalit kundër shkrirjes së Bashkisë: Nga kjo reformë fiton Berati, jo ne! Dëgjesat u bënë pasi drafti shkoi në Kuvend

      Reforma Territoriale që po diskutohet në Kuvend nuk do t'i sjellë përfitime Dimalit, por Beratit. Kështu u shpreh në Report TV kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, duke argumentuar se treguesit e performancës e rendisin bashkinë mes më të mirave në vend dhe nuk justifikojnë shkrirjen e saj.

      • VIDEO

        Bukë me tharm natyral, buka më e shëndetshme nga zonja Mirela

        Bukë me tharm me miell thekre Ola

        Përbërësit:

        • 70 gr tharm ose brumë i thartuar
        • 350 ml ujë + 20 ml ujë me kripë dhe erëza
        • 250 gr miell thekre Ola
        • 250 gr miell gruri ( i bardhë)
        • 10 gr kripë
        • 1 lugë e gjysmë çaji fara finoku
        • 1 lugë çaji fara koriandër
        • 1 ugë çaji kokrra piperi të kuq

        Përgatitja:

        Përziejmë mirë tharmin, 350 ml ujë dhe miellrat. I lemë për 20 minuta. Pastaj shtojmë kripën dhe erëzat e thërmuara dhe 20ml ujë. E punojmë pak sa të përziehen mirë. E lëmë brumin të pushojë. Pas 40 minutash e palosim me duar te lagura me ujë. Bëjmë dhe një palosje te dytë 40 minuta më vonë. Presim që brumi të shtojë në vëllim rreth 50% -rreth 8 orë në temperaturë 22 gradë. I japim formë dhe e vendosim në një tas të lyer me vaj dhe të spërkatur mirë me miell orizi. Presim sa të dyfishohet në vëllim (2-3 orë) dhe pastaj e pjekim. Pjekja në tavë me kapak në 245 gradë për 20 minuta dhe 25 minuta të tjera pa kapak në 230 gradë me qarkullim ajri. Tava e baltës me gjithë kapak duhet të jenë nxehur bashkë me furrën për 25-30 minuta. Presim rreth dy orë të ftohet para se ta presim dhe konsumojmë.

      • VIDEO

        Sallata e “jetës” nga zonja Mirela

        Sallata e “jetës”

        Përbërësit:

        • 2 panxhar
        • 2 karrota
        • 1 mollë jeshile
        • 1 qepë e kuqe e vogël
        • Arra sipas dëshirës

        Salca:

        • Hudhër
        • Xhenxhefil
        • Majdanoz
        • Kripë dhe piper
        • Uthull molle
        • Vaj ulliri

        Përgatitja:

        Panxharin e ziejmë në avull ose e pjekim në furrë të mbështjellë me letër pjekje derisa të zbutet. Pasi të ftohet e presim në feta së bashku me mollën dhe karrotat, i vendosim në tas dhe shtojmë sipër marinimim (përbërësit e salcës i kemi kthyer në krem me blender). Sipas dëshirés shtojmë arra të thërmuara dhe degë majdanozi.

      • VIDEO

        Burani me spinaq në 5 minuta nga zonja Mirela

        Burani me spinaq

        Përbërësit:

        • 1 qepë
        • 1 thelpi hudhër
        • 50 g oriz
        • 500 g spinaq
        • Kripë
        • Piper
        • Kopër
        • Limon
        • Vaj ulliri

        Përgatitja:

        Në vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrën, shtojmë orizin, e shuajmë me ujë ose me lëngun e kockave të ziera, kripë dhe piper. Kur orizi të jetë pothuajse gati shtojmë spinaqin, e lemë të ziejë edhe 5 minuta. Në fund shtojmë kopër të grirë dhe në pjatë kur ta shérbejmë limon dhe vaj ulliri.

      • VIDEO

        Çfarë shkruanin gazetat më 8 tetor 1996/ Thirrja e fortë e FMN-së për qeverinë:Mbyllni urgjent fajdet, shumë familje do humbasin kursimet

        Fondi Monetar Ndërkombëtar i bënte një paralajmërim të fortë qeverisë shqiptare në fillim të tetorit të vitit 1996. Thirrja kishte të bënte me fajdet apo firmat piramidale që po vepronin prej disa vitesh në vendin tonë. FMN kërkonte që fajdet të mbylleshin pasi shumë familje do të humbisnin kursimet ndërsa Ministri i Financave Bode e pranonte se ishte shumë e vështirë që kompanitë të kthenin huatë që u kishin marrë qytetarëve. Në faqe të parë në numrin e datës 8 tetor 1996-të gazeta Koha Jonë shkruan: “ FMN:Shqiptarë mbyllni fajdet”. Të njëjtën tematike e trajton në shkrimin kryesor edhe Gazeta Shqiptare. Në këtë të përditshme shkruhej se Hajdin Sejdia do shlyejë borxhet që u ka marrë shqiptarëve dhe se në Tiranë pikërisht për këtë gjë kishin mbërritur 3.3 mln dollarë nga Zvicra. Shkrimi kryesor i Gazetës Shqiptare ishte ky: “ Mbërritën dollarët e borxhit të Sejdisë” . Shembja e skemave piramidale në fund të 96-tës e fillim të vitit 1997-të solli për vendin pasoja të rënda ekonomike,politike e shoqërore. 
         

      • VIDEO

        Operacioni për arrestimin e Agasit/ Meçe: Tregon se Policia jonë nuk qenka e blerë! Avokati: Blutë ruajtën momentin e duhur, edhe Toto Rina është mbajtur për orë të tëra në ndjekje

        Avokati Përparim Caca dhe analisti Arben Meçe kanë diskutuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv mbi operacionin për arrestimin e Ergys Agasit dhe ish-punonjësit të Policisë, Uljan Shpataraku.

      • VIDEO

        Operacioni për arrestimin e Agasit/ Karanxha: Gabimi që bëri biznesmeni dhe Shpataraku, ish-polici të mos fliste pa u njohur me provat! Petraj: Më duket si një triller i sajuar bukur

        Mëngjesin e 26 gushtit një dron ishte vënë ‘në ndjekje’ të Ergys Agasit, i cili e filmonte dhe fotografonte teksa biznesmeni qëndronte në katin e dytë të njërës prej vilave në një kompleks rezidencial në Shkozet të Durrësit. Ajo do të ishte dita që do të çonte në prangosjen e Agasit dhe ish-punonjësit të Policisë, Uljan Shpataraku.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv