Tavë kosi me mish qingji nga zonja Mirela

6 Nëntor, 11:32 | Përditesimi: 6 Nëntor, 11:32

Tavë kosi me mish qingji

Përbërësit:

  • 1 kg mish qingji
  • 1 kg kos
  • 4 vezë Ovvital
  • 2 lugë miell Ola
  • 50 g gjalpë
  • 1 lugë oriz Gold
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Mishin e vendosni në tavë me pak gjalpë edhe vaj, shtoni ujë, kripë dhe piper derisa të piqet e të zbutet. Në tas rrihni vezët me kosin, miellin, kripë dhe orizin. E vendosni të nxehet mbi pianurë, por jo të ziejë. E shtoni te tava e nxehtë e mishit edhe e vendosni përsëri në furrë të piqet për 30 minuta sa të marrë ngjyrë.

MC/Shqiptarja.com