Një histori e trishtë, që përshkon kufij, vite dhe zemra të thyera. Në qendër të saj, një nënë e cila u largua nga kjo jetë me një peng të vetëm, të takonte edhe një herë vajzën e saj, të ndarë që në fëmijëri.Burri i dytë nuk e pranoi vajzën e partneres së tij. Konfliktet, dhe tensionet brenda familjes e detyruan nënën të merrte një vendim të dhimbshëm. Vajzën e saj të vogël, Dashmiren, ia dorëzoi vëllait, me shpresën se ai do të kujdesej për të në Greqi, ku ai jetonte. Në atë kohë, e vogla ishte vetëm 8 vjeçe. Kufiri u kalua ilegalisht dhe rrjedha e jetës ndryshoi përgjithmonë. Por tragjedia nuk përfundoi aty. Pasi daja u riatdhesua nga policia greke, vajza përfundoi nën kujdesin e shërbimit social në Selanik. Aty filloi edhe humbja e gjurmëve.Djali i të ndjerës, sot 33 vjeç, rrëfen se nëna e tij ka jetuar gjithë jetën me mallin e vajzës. Por, pas vdekjes së saj, edhe ajo lidhje e vetme u ndërpre. Motra u zhduk sërish. I vogël atëherë, sot burrë i rritur, ai mban ende amanetin e nënës së tij. Të takojë motrën, të rikthejë pjesën e familjes që u shkëput pa faj. Na ndiqni çdo ditë në Pa Gjurme me gazetaren Odeta Dume në Report Tv.





















