• VIDEO

    EMISIONI I PLOTË | Bota Report- Kërcënimi fatal! Putin lëshon kërcënimin bërthamor, raketa Burevestnik ndez alarmin

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Shtypi i Ditës 27 Tetor - Nga Berisha përballë Dumanit në Kuvend tek disfata e qeverisë së Albin Kurtit

  • VIDEO

    Lakër me mish derri nga zonja Albana / Ja sekreti i shijes perfekte!

    Lakër me mish derri

    Përbërësit:

    • 600 gr mish derri
    • 1/2 kokë lakër e bardhë
    • 1 karrotë e madhe
    • 1 qepë mesatare
    • 3-4 lugë gjelle oriz
    • 2-3 lugë gjelle salcë domateje
    • 3 lugë vaj ulliri
    • 1 lugë çaji piper i kuq i ëmbël
    • Ujë të nxehtë ose lëng mishi
    • Kripë, piper i zi
    • Rigon ose majdanoz (opsionale)

    Përgatitja:

    Mishin e presim në copa mesatare, lakrën e grijmë hollë, karrotën e grijmë në rende ose e presim në rripa të hollë. Në një tenxhere me vaj kaurdisim mishin derisa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Shtojmë qepën e grirë imët dhe karrotën, e përziejmë 3–4 minuta. Shtojmë salcën e domates dhe vijojmë me kaurdisjen edhe 2 minuta të tjera. Shtojmë më pas lakrën dhe e përziejmë që të zbutet pak. Hedhim kripën, piper e kuq dhe të zi dhe shtojmë rreth 2 gota ujë të nxehtë ose lëng mishi. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për 25–30 minuta. Kur lakra dhe mishi janë gati zbutur, shtojmë orizin e larë. E përziejmë lehtë dhe e lëmë të gatuhet edhe 15 minuta, derisa orizi të jetë gati dhe salca të trashet. Në fund kontrollojmë shijen për kripë dhe shtojmë rigon ose majdanoz sipas dëshirës.

    Këshilla nga Albana: Shërbehet e ngrohtë me bukë të thekur, dhe nëse do, një lugë kos të trashë sipër i jep kontrast perfekt. Nëse do ta bësh më dimërore, mund të shtosh pak spec të kuq djegës ose pak verë të bardhë në fillim të gatimit.

  • VIDEO

    Qofte me patate në furrë shoqëruar me kos aromatik nga zonja Albana

    Qofte me patate në furrë shoqëruar me kos aromatik

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 700 gr mish i grirë
    • 40 gr bukë të thekur të grirë
    • 1 qepë e thatë e grirë hollë
    • 1 kokërr vezë
    • 1 lugë gjelle lëng limoni
    • 1 lugë gjelle uthull
    • 1 lugë gjelle rigon
    • 2 lugë gjelle majdanoz
    • 30 ml vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi i freskët

    Për kosin aromatik:

    • 300 gr kos të trashë
    • 3 lgj nenexhik i grirë hollë
    • 30 ml qumësht
    • 1 teke raki
    • 30 ml vaj ulliri
    • Lëkura e një limoni
    • Kripë dhe piper

    Përgatitja:

    Përziejmë të gjithë përbërësit për qoftet në një enë të madhe duke e punuar mirë me dorë. E lëmë në frigorifer për rreth 30 minuta. Ndërkohë qërojmë patatet, i presim në fetëza gjysmëhëne dhe i vendosim të ziejnë për 4 minuta në ujë me kripë. Më pas i kullojmë dhe i thajmë mirë me pecetë. I vendosim në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje, i spërkatim me vaj ulliri, kripë dhe erëza duke i përzier mirë. Vendosim qoftet sipër patateve dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 35–40 minuta. Në 10-15 minutat e fundit i përziejmë patatet që të mos digjen. Ndërkohë përgatisim kosin aromatik. Në një tas bashkojmë kosin me pak qumësht, pak raki, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper dhe nenexhk. E trazojmë mirë derisa masa të marrë formën e një kremi dhe e shërbejmë si garniturë me qoftet me patate.

    Këshilla nga Albana: Kur e vendos tavën në furrë, shto sipër një copë të vogël gjalpi ose një kub akulli, pasi do të mbajnë qoftet të buta e të lëngshme.

     

  • VIDEO

    Sallatë plot shije me lakër të bardhë nga zonja Albana

    Sallatë me lakër të bardhë

    Përbërësit:

    • ½ kokë lakër (rreth 500 gr)
    • 1 panxhar
    • 1 karotë e madhe
    • 1 mollë jeshile ose e kuqe
    • ½ qepë e kuqe
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj uthull molle ose lëng limoni
    • 1 lç mjaltë ose mustardë
    • Kripë, piper i zi
    • Majdanoz ose koper

    Përgatitja:

    Lajmë dhe grijmë lakrën shumë hollë. E vendosim në një tas të madh ku shtojmë panxharin, karotën e grirë, mollën dhe qepën. Shtojmë majdanozin ose koprën sipër. Në një tas të vogël përziejmë vajin e ullirit me uthullën, kripën, piperin dhe nëse dëshirojmë pak mjaltë ose mustardë. Hedhim salcën mbi sallatë dhe e përziejmë mirë. E lëmë të qëndrojë 10–15 minuta në frigorifer para se ta shërbejmë që lakra të zbutet dhe të përthithen shijet.

    Këshilla nga Albana:  Mund të shtosh fara susami, arra, lajthi apo rrush të thatë për version më gourmet. Për një prekje mesdhetare, shto djathë të bardhë të thërrmuar ose djathë dhie.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 27 Tetor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga zbulohen milionerët e PD te SPAK i afrohet majës e deri tek duhet reformë për pensione dinjitoze!

  • VIDEO

    Punët e stinës së vjeshtës| Veri Jug

    Behar Visha, fermer i vogël në Krrabë, flet për punët e stinës në bujqësi dhe mbajtjen me kosto shumë të lartë të një stani me pak bagëti. Ai thotë se nuk ka asnjë mbështetje nga ana e shtetit.

  • VIDEO

    Historia e jetës së një minatori| Veri Jug

    Fiqiri Filja, ish-minator në minierat e qymyrgurit në Krrabë, revokon historinë e hapjes së minierave.

    Ai thotë se sot ato miniera nuk mujnd të hapen dot, pasi nuk ekziston industria mekanike që ka shumë nevojë për qymyrguri.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË Veri-Jug/ 'Nga qymyrguri te blegtoria, rrëfimi i Krrabës së sotme'

     

    Qyteza e Krrabës, qyteza e ish minatorëve të qymyrgurit, është destinacioni I radhës së emisioneve Veri Jug. Historia e minierës së parë hapur në vitet ’30 të shekullit të kaluar dhe historia e minierës që punësoi mbi 700 minatorë në kohën e monizmit, vijnë përmes kujtimeve të ishminatorit Fiqiri Filja. [SINK]. Më pas, ndalesë në fermën e vogël të Bahri Vishës, që e mban jetën me pak bujqësi dhe kryesisht me blegtori. Ndiqni reportazhin “Krraba, ishqyteza e minatorëve sot”. Të djelën, premierë ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 26 tetor- 'Berisha mori 430 mln dinar nga Millosheviçi!' Qytetari: Ka dëshmitarët gjallë, zhduku Remzi Hoxhën

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË DOSJA K/ Fshatarët disidentë kundër komunizmit: Nuk duam kooperativa!

    Fenomeni i rrallë i disidencës së fshatarëve gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Si rezistuan për dekada me rradhë mijëra fshatarë në gjithë Shqipërinë për të mos iu nënshtruar koletivizimit të bujqësisë dhe për të mbrojtur pronën e tyre private. Mijëra letra drejtuar udhëheqësve dhe dokumente arkivore të rralla që dëshmojnë një fenomen të panjohur dhe të guximshëm gjatë diktaturës.

  • VIDEO

    Yoga, terapi për trupin dhe shpirtin! Ju rrëfejmë historitë tona për kancerin e gjirit l Klinika 24

     

    Yoga është shumë më tepër se një stërvitje fizike, është një udhëtim i brendshëm që ndihmon trupin dhe shpirtin të rigjejnë ekuilibrin. Gratë që kanë kaluar përballjen me kancerin e gjirit ndajnë historitë e tyre të forcës dhe shpresës, duke treguar si yoga i ka ndihmuar të rikthejnë qetësinë, energjinë dhe besimin në vetvete.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv