-
VIDEO
14-vjeçarja me kancer letër prekëse / Emocionojnë gjimnazistet, dhurojnë flokët e tyre
Në Pejë, një gjest plot dashuri e humanitet ka prekur zemrat e të gjithëve. Gjimnazistë të rinj vendosën të presin flokët për t’ia dhuruar grave dhe vajzave që po përballen me kancerin e gjirit, duke treguar se ndjeshmëria dhe solidariteti nuk kanë moshë. Ndër ta, veçohet historia e një 14-vjeçareje e prekur vetë nga kanceri, e cila në një letër plot emocione e forcë u dërgon mesazh grave që luftojnë me sëmundjen: “Mos u dorëzoni". Ky moment i ndjerë, në kuadër të Tetorit Rozë, na kujton se një akt i vogël dashurie mund të japë forcë, shpresë dhe buzëqeshje aty ku dhimbja duket më e madhe. Për studion e "Rreze Dielli" në lidhje teams nga Peja: mësuese Drilona Morina Mazrekaj, psikologia Fitore Hyseni dhe dy gjimnazistet Leutrina Kastrati e Alea Cukaj.
-
VIDEO
‘Mos e shtrëngo gjoksin’, ja si të vetëkontrolloni gjirin me vetëm 2 veprime
Tetori i njohur si 'Muaji Rozë', na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin e gjirit. Por cilat janë problematikat që hasin vajzat dhe gratë në përballje me kancerin e gjirit? Si mund të ndihmojë vetëkontrolli i gjirit, kur dhe si duhet ta kryejmë atë? A është çdo dhimbje në gjoks një shenjë alarmi? A kanë reçipetat e ngushta ndonjë rol në rritjen e riskut për kancer gjiri? Dhe a janë gjinjtë e mëdhenj apo të vegjël më problematikë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje? Këto janë disa nga pyetjet që çdo grua duhet t’i bëjë vetes gjatë Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit, informimit dhe kujdesit për veten. Mjekja onkologe Manjola Luzi dhe Miranda Horieti, Drejtore në kujdesin shëndetësor parësor në Drejtorinë Rajonale Tiranë, të ftuara në studion e "Rreze Dielli" rrëfejnë histori dhe problematikat që hasin vajzat e gratë në përballje me kancerin e gjirit si dhe japin këshilla për parandalim dhe diagnostifikim në kohë.
-
VIDEO
Opozita në kurth? Maliqi zbulon planin e Kurtit, Abdixhiku po bën gabimin e madh
Aferdita Maliqi, e ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliun, komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ajo theksoi se vendi po kalon një ngërç të thellë institucional dhe politik, i cili mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme në muajin dhjetor
-
VIDEO
Shkrumb e hi shtëpia! Jonida tregon tmerrin… si e DOGJA gabimisht ‘Jemi vetëm me rrobat e trupit’
Një tragjedi ka tronditur pak ditë më parë komunitetin e Leskovikut. Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar totalisht shtëpinë e 'Farma Sotira', duke lënë pas humbje të mëdha materiale dhe emocionale. Pronarja, Jonida Hëna në lidhje direkte për "Rreze Dielli" rrëfen si ndodhi tragjedia, momentet e tmerrshme kur flakët përfshinë gjithçka dhe bën apel për ndihmë.
-
VIDEO
Kek me vanilje dhe kakao nga zonja Albana
Kek me vanilje dhe kakao
Përbërësit:
- 250 gr gjalpë ose margarinë
- 270 gr sheqer
- 1 bustinë vanilje
- 1 majë thike kripë
- 5 vezë
- 370 gr miell
- 1 lç sodë buke
- 4 lugë qumësht
- 1 lugë kakao
- 1 lugë sheqer pluhur
- Lajthi për servirje
Përgatitja:
Në një enë të vogël vlojmë qumështin me 1 lugë sheqer dhe kakao. E përziejmë mirë dhe e lemë mënjëanë. Rrahim gjalpin e zbutur ose të shkrirë me sheqer. Shtojmë vezët dhe i rrahim derisa të shkrihet sheqeri. Kësaj mase i shtojmë miellin me sodë buke dhe e përziejmë me lugë në një masë kompakte. Lyejmë një tavë me yndyrë dhe në të derdhim masën e përgatitur, nga e cila ndajmë një pjesë të vogël. Brumit të ndarë i shtojmë kakaon e përgatitur dhe e hedhim mbi brumin e verdhë. Me pirun bëjmë disa lara duke e futur në brumë dhe duke e përzier atë. E vendosim kekun në furrë të nxehtë në temperaturë 170 gradë C për 50-60 minuta. Pasi të piqet e përmbysim në një pjatancë servirjeje dhe pasi të ftohet e pudrosim me sheqer pluhur ose me një shtresë çokollate dhe lajthi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë/ Shtypi i Ditës 28 Tetor - Nga Veliaj përballë drejtësisë tek Berisha përpara Dumanit
-
VIDEO
Trahanik i Përmetit nga zonja Albana / Receta speciale e byrekut me pulë dhe grurë
Trahaniku i Përmetit
Përbërësit:
- 250 gr grurë të shtypur
- 1 kg qepë
- 2 lugë çaji piper i zi
- 2 lugë çaji rigon
- 2 lugë çaji spec djegës i kuq
- 100 gr gjalpë
- 100 ml vaj ulliri
- 2 gjokse pule
- 1 grusht arra të pjekura
- 500 gr miell
- Petë të pjekura
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Përgatisim brumin me pak ujë, miell, vaj ulliri dhe kripë. E mbulojmë me një copë të lagët. Ndërkohë ziejmë pulën me ujë dhe pak kripë. Pasi të ketë zierë, e ndajmë në fije. Përgatisim mbushjen, presim qepët imët dhe i kaurdisim në zjarr të ngadaltë derisa të treten, më pas shtojmë fijet e pulës. Në një tenxhere tjetër me ujë të vluar hedhim grurin e shtypur dhe e ziejmë derisa të zbutet. Shtojmë kripë dhe erëzat (piper, spec të kuq, rigon). Pjekim arrat, i thërmojmë dhe i përziejmë me harxhën e grurit. Këtë përzierje e bashkojmë me qepët dhe mishin e pules. Hapim dy petë të njoma dhe mbi to shtrojmë petë të pjekura. Çdo rresht pete e lagim me lëng pule të pasuruar me pak vaj ulliri. Pas tre shtresave me petë të pjekura shtojmë mbushjen me grurë, qepë e mish. E mbulojmë me një shtresë petësh të pjekura, e lagim sërish me lëng mishi dhe e përfundojmë me dy petë të njoma sipër. Në fund lyejmë sipërfaqen me vaj ulliri dhe e vendosim në furrë dhe e pjekim ngadalë për rreth 30 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 28 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Altin Dumani "rrëfehet" para deputetëve te Balluku merr fletëthirrjen e dytë e deri tek PS-PD bashkojnë votat në Kuvend.
-
VIDEO
PJESA 2 '5 pyetje nga Babaramo'| Rënia e Kurtit/ Opozita nuk i ka numrat! A do e zgjidhin ngërçin zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Për gazetaren Esmeralda Mulaj, Kurti nuk ka pasur vullnet që të krijojë qeverinë e re. Ajo tha se Kurtit i intereson që të shkojë në zgjedhje të tjera.
-
VIDEO
Rënia e Albin Kurtit! Topi në fushën e PDK, kryetari i grupit: LDK nuk është e gatshme për qeverisje
Kabineti qeveritar i propozuar dje nga Albin Kurti në Kuvend nuk mori dot 61 votat e nevojshme për t'u miratuar, duke bërë kështu që të mos formojë dot qeverinë e re.
-
VIDEO
PJESA 1 '5 pyetjet nga Babaramo' l Lulëzimi dhe rënia e Ballukut! Akuzat që rëndojnë dhe përpjekjet për shmangien nga SPAK-u
Gazetarja Keti Banushi tha se Balluku është thirrur në SPAK në prani të avokatit dhe mund të merret edhe si e pandehur në një fazë tjetër për tunelin e Llogarasë. Gazetari Ermal Peçi, tha se Balluku ka pushtet në Partinë Socialiste.
-
VIDEO
Spahiu: Ligjërisht Balluku s’mund arrestohet apo kontrollohet pa autorizim nga Kuvendi
Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për zv.kryeministren Belinda Balluku, që është marrë person nën jetim nga SPAK.
Spahiu tha se Balluku do hetohet e lirë sepse arrestimi nuk bëhet pa autorizim nga Kuvendi.
‘Belinda nuk mund të arrestohet as me burg dhe as me arrest shtëpie dhe si merret celulari nëse s’ka autorizim nga Kuvendi sepse ajo ka mandatin e deputetes dhe nuk përjashtohet mundësia që asaj ti komunikohet një akuzë dhe të hetohet në gjendje të lirë, praktika e prokurorisë ka rezultuar se të vetmen masë që se kalon në kuvend për autorizim është detyrimi për paraqitje. Masat e tjera si çështje kontrolli dhe sekuestro duhet që të kalojnë nëpërmjet Kuvendit. Është e njëjta gjë që ndodhi për Ahmetaj. Publiku duhet që të kuptojë që për shkak edhe të praktikave që ka ndjekur me çështje të tjera. Flitet për një pabarazi në tendera, nuk ka të bëjë me shifrën sa është, por me rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, mund të jetë në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur dhe si pasojë e këtyre vendoset edhe masa pastaj. Unë parashik