-
VIDEO
Lufta Rusi-Ukrainë/ Eksperti i Sigurisë për Report Tv: Moska po nis ofensivë kundër Europës, me Putinin s'mund të ulesh në tavolinë për negociata
Eksperti i Sigurisë Faik Basha, tha se me presidentin e Rusisë Vladimir Putin nuk mund të ulesh në tavolinë për negociata pa pasur një plan konkret mbrojtje ushtarake.
-
VIDEO
Paketa e Maleve/ Gëzim Topçiu për Report Tv: Vetëm 62 kërkesa për Maliqin, po punojmë për dorëzimin e hartave! Sazan Guri: Nuk besoj në këtë projekt
Topçiu u shpreh se deri më tani kërkesa për të investuar në zonën e Maliqit të ardhura nga sistemi i Paketës së Maleve, është 62, por ai evidenton se jo të gjithë janë të mirëinformuar për paketën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Pa Gjurme-'Lufta' për kujdestarinë e djalit/ Vjehrra përplaset me ish-dhëndrin: Nuk të njohim më!
Një histori e tensionuar familjare, ku kujdestaria e një fëmije është kthyer në betejë ligjore dhe emocionale. Ish-dhëndri kërkon të shohë të birin, ndërsa familja e ish-bashkëshortes e refuzon kategorikisht. Përballje live në “Pa Gjurmë”, nën moderimin e Odeta Dumes. ? Na ndiqni çdo ditë në orën 16:00 në Report TV
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Tetor 2025 – Receta/ Masazh kundër fryrjes &kapsllëkut/ Trio Folk Albania
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrekë të vegjël me djathë / Brijam me perime / Supë me kungull të verdhë.
Fryrja e barkut dhe kapsllëku janë probleme të zakonshme që prekin shumë njerëz për shkak të stresit, ushqyerjes së parregullt apo mungesës së aktivitetit fizik. Përveç ndryshimeve në stilin e jetesës dhe ushqimit, masazhi abdominal mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të lehtësuar këto shqetësime. Përmes lëvizjeve të buta me duar, ky masazh ndihmon në stimulimin e nervit vagus, i cili luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit tretës dhe në çlirimin e presionit të zorrëve. Estetistja Sidorela Gremi në "Rreze Dielli" na tregon se si mund ta kryejmë këtë masazh vetë në shtëpi, në mënyrë të sigurt dhe efektive, për të përmirësuar tretjen, qetësuar barkun dhe për të rivendosur ndjesinë e lehtësisë në trup.
Në një kohë kur muzika moderne po dominon çdo hapësirë, tre djem të talentuar kanë vendosur t’i japin një frymë të re trashëgimisë sonë muzikore. Indrit Cakaj me fizarmonikë, Eraldo Feto me violinë dhe Andi Ponoçi me llahutë e kitarë, po sjellin një rikthim emocionues të këngëve të vjetra popullore, por këtë herë në një format bashkëkohor që prek zemrën e çdo brezi. Duke ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me ndjeshmërinë moderne, këta instrumentistë nuk po ruajnë thjesht një trashëgimi, ata po i japin asaj jetë të re. Llahuta e epërme, tingujt e ngrohtë të fizarmonikës dhe emocionet që përcjell violina, krijojnë një përjetim të thellë që e bën të kaluarën të ndjehet më aktuale se kurrë. Bashkë në studion e "Rreze Dielli" këta djem të talentuar na emocionojnë dhe magjepsin me përformancën e tyre.
-
VIDEO
Tetori Rozë/ Drejtoresha e ISHP-së: Vitin e kaluar 805 gra dhe 14 meshkuj janë diagnostikuar me kancer gjiri! Kontrollet të bëhen që prej moshës 20 vjeç
Dorina Toçi, Drejtoreshë e ISHP përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ u bëri apel grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të rregullta, për parandalimin e kancerit të gjirit.
-
VIDEO
Fryrje barku? Masazhi që çliron zorrët në pak minuta / Ja si ta bësh vetë në shtëpi
Fryrja e barkut dhe kapsllëku janë probleme të zakonshme që prekin shumë njerëz për shkak të stresit, ushqyerjes së parregullt apo mungesës së aktivitetit fizik. Përveç ndryshimeve në stilin e jetesës dhe ushqimit, masazhi abdominal mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të lehtësuar këto shqetësime. Përmes lëvizjeve të buta me duar, ky masazh ndihmon në stimulimin e nervit vagus, i cili luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit tretës dhe në çlirimin e presionit të zorrëve. Estetistja Sidorela Gremi në "Rreze Dielli" na tregon se si mund ta kryejmë këtë masazh vetë në shtëpi, në mënyrë të sigurt dhe efektive, për të përmirësuar tretjen, qetësuar barkun dhe për të rivendosur ndjesinë e lehtësisë në trup.
-
VIDEO
Inceneratori i Fierit/ Lefter Koka mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Ish-ministri: Kaloi afati 3-vjeçar i paraburgimit
Vendimi për Lefter Kokën u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit. Më herët ai ka marrë shuarje të masës për inceneratorin e Tiranës dhe liri me kusht për atë të Elbasanit.
-
VIDEO
U bënë viral në rrjet / Këto 3 djem do ju lënë pa fjalë
Në një kohë kur muzika moderne po dominon çdo hapësirë, tre djem të talentuar kanë vendosur t’i japin një frymë të re trashëgimisë sonë muzikore. Indrit Cakaj me fizarmonikë, Eraldo Feto me violinë dhe Andi Ponoçi me llahutë e kitarë, po sjellin një rikthim emocionues të këngëve të vjetra popullore, por këtë herë në një format bashkëkohor që prek zemrën e çdo brezi. Duke ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me ndjeshmërinë moderne, këta instrumentistë nuk po ruajnë thjesht një trashëgimi, ata po i japin asaj jetë të re. Llahuta e epërme, tingujt e ngrohtë të fizarmonikës dhe emocionet që përcjell violina, krijojnë një përjetim të thellë që e bën të kaluarën të ndjehet më aktuale se kurrë. Bashkë në studion e "Rreze Dielli" këta djem të talentuar na emocionojnë dhe magjepsin me përformancën e tyre.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 24 Tetor - Nga raporti i OSBE-ODIHR tek indeksimi i pensioneve
-
VIDEO
Brijam me perime nga zonja Albana / Tavë në 5 minuta me super shije!
Brijam me perime
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë të mesëm
- 4 kunguj të njomë
- 4 patate të mëdha
- 4 domate të pjekura
- 4 thelpinj hudhër
- 2 qepë
- 2 lgj nenexhik i grirë
- 2 lgj borzilok i grirë
- 2 lgj majdanoz i grirë
- 1 filxhan vaj ulliri
- 1 filxhan ujë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim perimet në feta të trasha, i vendosim në një tepsi të madhe dhe i përziejmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe erëza të tjera sipas dëshirës. Shtojmë pak ujë dhe i përziejmë lehtë që të përthithet gjithçka mirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 1 orë, derisa perimet të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. E shërbejmë të ngrohtë ose në temperaturë ambienti, me bukë të thekur ose djathë të bardhë anash.
-
VIDEO
Supë me kungull të verdhë nga zonja Albana
Supë me kungull të verdhë
Përbërësit:
- 800 gr kungull i verdhë
- 1 qepë mesatare
- 1 karotë
- 1 patate mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri ose 1 lgj gjalpë
- 1 litër lëng perimesh ose ujë i ngrohtë
- 1/2 filxhan pana ose qumësht
- Kripë, piper i zi
- Pak arrëmyshk
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën me karotën derisa të zbuten (rreth 5 minuta). Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për 1 minutë. Më pas shtojmë kungullin dhe pataten, i përziejmë për disa minuta që të marrin aromë. Hedhim lëngun e perimeve dhe e lëmë supën të ziejë në zjarr mesatar për 20–25 minuta. Në fund e kalojmë supën në blender dore derisa të bëhet kremoze. Shtojmë kripë, piper, pak arrëmyshk dhe sipas dëshirës për një teksturë më kremoze mund të shtojmë pak pana ose qumësht.
-
VIDEO
Sa shpenzuan partitë e kandidatët në rrjete sociale? Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin zbardh shifrën: 217 mijë euro për sponsorizime në Facebook gjatë fushatës
Dy shpenzuesit më të mëdhenj janë PD me 27,950 euro dhe Agron Shehaj me 19,430 euro. Më pas renditen PBDNJ 11,940 euro, Belind Këlliçi 7,770 euro, Vullnet Sinaj 7,620 euro dhe Shqipëria Bëhet 4,990 euro.