Në këtë episod të ‘Klinika 24’ flasim për ankthin social, një gjendje që shpesh neglizhohet, por prek gjithnjë e më shumë njerëz. Psikologia në studio shpjegon se si ta njohim, cilat janë shenjat që e tradhtojnë dhe çfarë ndodh kur turpi bëhet pengesë për jetën e përditshme. Zbuloni moshën kur fillon ankthi, ndikimin e prindërve kritikë dhe teknikat që ndihmojnë për ta lehtësuar.





















