Lakra Brukseli në furrë me pulë djathë dhe hudhër
Përbërësit:
- 500 gr lakra Brukseli
- 2 gjokse pule
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 thelpinj hudhër
- ½ lugë çaji paprika
- 50 gr djathë kaçkavall i grirë
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- Kripë dhe piper i zi
- Pak thërrime buke për krokantësi
Përgatitja:
Pastrojmë dhe përvëlojmë lakrat. Heqim gjethet e jashtme, i lajmë mirë dhe i vendosim të ziejnë për 3-4 minuta në ujë të kripur. Më pas i kullojmë dhe thajmë me letër kuzhine. Në një tas përziejmë vajin e ullirit me hudhrën, kripën, piperin, paprikën dhe lëngun e limonit. Vendosim lakrat në një tavë të shtruar me letër furre sikurse dhe gjoksin e pulës. Hedhim përzierjen sipër dhe e trazojmë që të mbulohen mirë. E vendosim tavën në furrë për 25-30 minuta në 200°C, derisa lakrat të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante në skaje. Shtojmë djathin dhe përfundojmë 5 minutat e fundit duke shtuar dhe pak thërrime buke.





















