Krem spinaqi me bukë të skuqur nga zonja Albana

31 Tetor, 12:01 | Përditesimi: 31 Tetor, 12:01

Krem spinaqi me bukë të skuqur

Përbërësit:

  • 700 kg spinaq
  • 2 lugë supe gjalpë
  • 1 qepë mesatare
  • 2 lugë supe vaj ulliri
  • ½ filxhan çaji bukë e thatë e prerë në kubikë
  • 2 lugë supe salcë kosi
  • 1 lugë kafeje miell
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë lëng limoni
  • Kripë, piper i zi, arrë moskat

Përgatitja:

Presim bukën në kubikë të vegjël dhe e skuqim në një tigan me 2 lugë gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. E largojmë nga tigani. Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim në të njëjtin tigan me pak gjalpë. Shtojmë miellin dhe e përziejmë pak që të mos ngjitet. Spinaqin e grijmë në copa të vogla, shtojmë qepën, hudhrën e shtypur dhe e kaurdisim për disa minuta. Hedhim kripë, piper të zi, piper djegës dhe arrë moskat. Në fund shtojmë vajin e ullirit dhe salcën e kosit. E heqim nga zjarri, shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë mirë. Sipër vendosim bukën e skuqur dhe pak djathë të grirë dhe e servirim.

MC/Shqiptarja.com