Një rrëfim i dhimbshëm vjen në "Pa Gjurmë", ku një nënë tregon historinë tronditëse të jetës së saj. Dhuna, braktisja dhe mohimi i vajzës nga bashkëshorti e detyruan të largohej nga shtëpia për të shpëtuar. Vajza e saj, e cila nuk u pranua kurrë nga babai, ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, pa marrë dashurinë dhe pranimin që meritonte. Nëna rrëfen mes lotësh vuajtjen e një nëne të pambrojtur dhe dëshiron që historia e saj të mos paragjykohet, por të dëgjohet me zemër të hapur.





















