Një rrëfim tronditës nga një grua e cila u martua vetëm 15 vjeçe, në fshehtësi, dhe për vite me radhë përjetoi dhunë fizike e psikologjike nga bashkëshorti dhe familjarët e tij. Nëna e gjashtë fëmijëve, Alberta Hasa, rrëfen në “Pa Gjurmë” historinë e jetës së saj të mbushur me dhimbje, përjashtim nga familja e origjinës dhe abuzim në martesë. Ajo nuk u pranua kurrë nga prindërit, ndërsa bashkëshorti dhunues i mohoi edhe ndihmën për fëmijët. Sot, ajo kërkon vetëm qetësi dhe ndihmë për të shpëtuar veten dhe fëmijët nga një jetë dhune. Historia e saj është një thirrje për drejtësi dhe përkrahje për të gjitha gratë që heshtin në errësirë.





















