Pa Gjurme – Tragjike/ Fëmijët bënin tifo në tribunë, babai vdes në pistën e garave me makina

7 Tetor, 17:52 | Përditesimi: 7 Tetor, 17:52

Një pasion që solli tragjedi… Në emisionin “Pa Gjurmë” vjen historia e dhimbshme e 39-vjeçarit Armando Meço, i cili humbi jetën në një pistë garash, goditur nga miku i tij gjatë një aktiviteti sportiv. E ftuar në studio, nëna Majlinda Meço rrëfen me lot në sy momentet e fundit të të birit, teksa fëmijët e tij e shikonin nga tribuna, pa e ditur se po përjetonin humbjen më të madhe.Tre vite pas ngjarjes, familja e viktimës kërkon drejtësi dhe hedh akuza ndaj biznesit privat që organizoi garën. Administratorët e pistës mbrohen duke thënë se ishin respektuar të gjitha rregullat e sigurisë dhe se përgjegjësia bie mbi drejtuesit e mjeteve.Një histori që ka lënë pas plagë të thella dhe një nënë që ende kërkon të vërtetën…

I.M/Shqiptarja.com