Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Shtator 2025 – Receta / Ushtrime përqendrimi për nxënësit / Në ‘luftë’ me ankthin

9 Shtator, 15:38 | Përditesimi: 9 Shtator, 15:38

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kunguj në furrë / Petulla me maja / Embëlsirë pa kosto me bukë dhe fruta sipas dëshirës.

Shpesh flasim për suksesin në shkollë, për notat dhe mësimet, por ndoshta harrojmë se përqendrimi, qetësia shpirtërore dhe vetëbesimi janë çelësi i vërtetë. Sot në studion e “Rreze Dielli” kemi dy trajnerët e meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl, të cilët do të na tregojnë disa ushtrime të thjeshta, por shumë efektive, që mund të bëhen në klasë apo edhe në shtëpi. Ushtrime që i ndihmojnë fëmijët të përqendrohen më mirë, të lirohen nga stresi dhe madje të luftojnë bullizmin, duke u bërë më të fortë shpirtërisht dhe emocionalisht.

Në një kohë kur ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe presioni social e profesional rritet, gjithnjë e më shumë njerëz përjetojnë ankth, pasiguri dhe shpesh herë ndihen të bllokuar në vetvete. Por asgjë nuk është e përherëshme, forca brenda nesh gjendet e madje ajo na bën të ngrihemi në këmbë, të dalim nga zona të errëta e ta shohim botën me ngjyra. Ashtu si sfidat janë të shumta ashtu edhe zgjidhjet janë të shumta, programi “Get Released”, i krijuar nga mjeshtri dhe trajneri holistik Justin Goci, ofron një qasje të re për të kaluar këto barriera, duke ndërthurur meditimin, yoga-n dhe shumë elementë të tjerë që synojnë shërimin e brendshëm dhe çlirimin e energjisë. Në studion e “Rreze Dielli” do të ndalemi tek veçantitë e programit dhe dëgjojmë gjithashtu histori personale ankthi e sulme paniku. Sot, pas betejës me ankthin, Altea Muça jeton ndryshe, më e lirë dhe më e qetë shpirtërisht.

MC/Shqiptarja.com