Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me oriz / Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë / Kompekaj, ëmbëlsirë tradicionale.
Në një botë që po ndryshon me ritme të shpejta, një shkollë ka vendosur të sfidojë sistemin tradicional dhe të sjellë një qasje tërësisht të re në Shqipëri: një edukim që i përgatit fëmijët për teknologjinë, shkencën, mendimin kritik dhe botën globale. American British STEM Academy, shkolla e parë dhe e vetme në Tiranë që ofron një model edukimi të bazuar në parimet e STEM - Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë! Kjo akademi unike nuk është thjesht një shkollë, por një laborator idesh, ku fëmijët mësojnë përmes praktikës, eksperimentimit dhe bashkëpunimit. Me laboratorë modernë, metodologji mësimore ndërkombëtare dhe fokus të qartë në zhvillimin e aftësive që kërkohen në botën reale, STEM Academy përgatit nxënësit për të qenë krijues të së ardhmes dhe zgjidhës të problemeve të nesërme. E ftuar në "Rreze Dielli" Marsela Salavaçi, Drejtoreshë e American British STEM Academy, tha se ky institucion ka një vizion të qartë dhe standarde ndërkombëtare, që ka sjellë edhe rezultate konkrete. Në studio ajo zbuloi më shumë për këtë model frymëzues të edukimit.
Pse fëmijët sot nuk flasin si më parë? Pse ka ndryshuar periudha kur një fëmijë duhet të thotë fjalën e parë? Por, ka dhe fëmijë që flasin pa u ndalur në shtëpi, por sapo dalin jashtë, i zë heshtja. Nuk artikulojnë asnjë fjalë, nuk komunikojnë me askënd dhe krijojnë barriera që nuk i kupton dot lehtë. A është kjo një fazë kalimtare, apo një sinjal që duhet marrë seriozisht? Mutizmi selektiv, çrregullimet në të folur dhe vonesat në komunikim po bëhen gjithnjë e më të shpeshta te fëmijët e moshave të vogla. Por shpesh, prindërit i justifikojnë këto vonesa me fraza si ‘edhe hallës i ka ardhur goja vonë’... A jemi duke rrezikuar zhvillimin e fëmijëve tanë duke i krahasuar me të tjerët dhe duke pritur që gjithçka të rregullohet vetë? Çfarë duhet të dimë, dhe si duhet të veprojmë? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me logopedin e njohur Spiro Saqellari.





















