Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me dy peta me qepë dhe domate / Patëllxhanë turshi / Pelte me niseshte.
Një studim i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zbulon se vajzat adoleshente janë sot grupi më i vetmuar në botë. Në një botë të mbushur me komunikim dixhital, ky është një paradoks i frikshëm. Në një kohë kur duhej të ishin të mbushura me energji, ëndrra dhe ndjenja përkatësie, shumë vajza të reja ndihen të padukshme, të papranuara, të humbura mes një zhurme që nuk i dëgjon. Në studion e “Rreze Dielli” me psikologen e njohur Arjana Muçaj dhe mësuesen Akila Omeri Dosti, njëkohësisht prind adoleshenteje, diskutuam se pse ndihen kaq vetëm sot vajzat adoleshente, si ndikon kjo tek shëndeti mendor i tyre dhe çfarë roli luajnë prindërit, shkolla dhe rrjetet sociale?
Rasti i Erind Kalemajt është një shembull frymëzues i një shqiptari që ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme në fushën e stomatologjisë dhe kirurgjisë orale, duke e nisur nga klinikat në Shqipëri e deri tek tapeti i kuq i botës mjekësore. Nga Vlora e Tirana, në auditorët e Cambridge dhe sallat kirurgjikale të Italisë, deri në skenën e madhe të mjekësisë estetike në New York. Dr. Erind Kalemaj është një histori suksesi që nuk ndalet: një stomatolog shqiptar i vlerësuar ndërkombëtarisht, i renditur mes 100 më të mirëve në botë për vitin 2025, nën flamurin kuqezi.





















