Personi që shikoni në foto rezulton I humbur që prej datës 24 Maj të vitit 2024. 41-vjecari nga Skrapari, Erion Bregu, emigroi drejt Greqisë për të punuar por fatkeqësisht humbi cdo kontakt me familjen e tij. Nuk ishte hera e parë që Erioni shkonte në shtetin Grek për të punuar, për shkak se e kishte shkelur afatin tre mujor e kaloi kufirin me këmb dhe kishte vetëm 2 javë që kishte shkuar në fshatin Kallamaki, nje fasht shume afer qytetit te Larisës, ku filloi dhe punë në bujqësi. Gruaja e moshuar që e kishte punësuar 41-vjecarin i kishte siguruar dhe vendin e fjetjes. Reth datës 20 po të muajit maj, në një nga telefonatat e fundit me vëllain e tij, Erioni i tregoi se kishte pasur konflikt me një shqiptar nga Përmeti, madje ky i fundit dhe e kishte dhunuar. Pas kësaj ngjarje të treguar nga vete 41-vjecari, telefoni i tij u fik. Përpjekjet e vellezerve për tu rilidhur ishin të kota, kane kaluar 6 muaj dhe ende nuk dihet cfare ka ndodhur me fatin e Erion Bregut. Familja ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij në shtetin grek dhe kanë denoncuar dhe prane interpolit. Ata janë në merak për 41-vjecarin dhe cdo ditë që kalon janë më sytë nga telefoni në pritje të një lajmi….





















