Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Korrik 2025 – Receta/ Ushtrime për gratë në shtëpi / Sistemimi i frigoriferit, këshilla praktike

17 Korrik, 16:38 | Përditesimi: 17 Korrik, 16:38

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjyveç me makarona dhe mish pule / Supë me oriz, vezë dhe limon / Gjellë vere me qepë, domate dhe speca.

A mendoni se për të qenë në formë duhet patjetër një abonim në palestër? Linda Kalemi, vjen në studion e “Rreze Dielli” për të na treguar të kundërtën! Me një okllai, një fshesë apo një karrige, çdo grua shtëpiake mund të stërvitet në shtëpi dhe të kujdeset për trupin dhe mendjen e saj. Stërvitja nuk është luks, por nevojë. Dhe Linda është këtu për të dhënë një mesazh të fortë: mos e lër veten pas, edhe kur je duke menduar për të gjithë të tjerët! Sepse energjia, forca dhe vetëvlerësimi mund të nisin nga zemra e shtëpisë.

Frigoriferi, mik i përditshëm apo ‘bombë’ bakteresh? Në dukje i pastër dhe i ftohtë, por nëse nuk e organizojmë siç duhet, frigoriferi mund të kthehet në burim bakteresh të rrezikshme për shëndetin tonë. Ku duhet të vendosen vezët? A duhen larë para se t’i fusim në frigorifer? A e dini se vendosja e gabuar e sallatave dhe mishit mund të përhapë bakteret në ushqime të tjera? Dhe cilat janë zonat "e ftohta" dhe "të ngrohta" brenda frigoriferit? E ftuar në “Rreze Dielli” Eva Ikonomi, eksperte e higjienës së shtëpisë, na udhëzon me rregullat themelore për sistemimin dhe pastrimin e frigoriferit, dhe na tregon “hartën e sigurt” të ushqimeve nga bulmeti e perimet, tek reçeli dhe mishi i freskët. Shmang gabimet e përditshme që mund të ndikojnë në shëndetin tënd dhe të familjes!

MC/Shqiptarja.com