Lavdosh Sinanaj është një tjetër shqiptar, i cili rezulton i humbur që në vitet e ndryshimeve të mëdha për shqiptarët. Një i ri me prespektiva për të ardhmen në atë kohë sapo kishte mbaruar shkollën e mesme i erdhi letra për të kryer ushtrinë në Himarë. Me të mbaruar ushtrinë në vitin 1991 Lavdoshi thuri planet me një mikun e tij dhe bisedoi me të vëllanë Nikon. Të tre vendosën që të iknin nga mali drejt Greqisë. Vëllai i Lavdoshit, Niko duke e njohur mirë rrugën pasi më herët kishte shkuar në tokën helene, do të bënte udhërrëfyesin në drejtim të Patrës. Ata u nisën më 14 gusht të vitit 1992 ndërsa kaluan pikën kufitare të Kapshticës dhe mbërritën në port ku duhej të merrnin tragetin. Me t’u ngjitur në traget u ndaluan nga policia, por dy vëllezërit mundën të iknin, ndërsa shoku i tyre bie në prangat e policisë. Niko iku në Patra në fshatin Manalat, ndërsa Lavdoshi edhe pse e dinte adresën kishte ikur në drejtim të pa ditur. Dy muaj pas kësaj ndodhie, në tetor të vitit 1992 Lavdoshi telefoi hallën e tij së cilës i pohon se ishte në Greqi, duke i treguar dhe vendodhjen e tij dhe se vetë ishte mirë por ishte në merak për të vëllanë Nikon. Pas kësaj telefonate hallë Gëzimja nga Tirana i coi telegram të atit të Lavdoshit Hamdiut, të cilit i tregoi bisedën e bërë më nipin e saj. Ky ishte kontakti i fundit që Lavdoshi mundi të bëjë më familjarët dhe asgjë nuk u mor vesh më pas.





















