• VIDEO

    Tarator me kastravec dhe kos nga zonja Albana

    Tarator me kastravec dhe kos

    Përbërësit:

    • 500 ml kos natyral
    • 1 kastravec i madh
    • 1-2 thelpinj hudhër
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 3-4 gjethe menteje ose pak kopër
    • 100 ml ujë i ftohtë
    • Kripë sipas shijes

    Përgatitja:

    Qërojmë dhe grijmë kastravecin në rende të imët. E shtrydhim pak për të larguar ujin e tepërt. Në një enë të thellë rrahim kosin me vaj ulliri, kripë dhe hudhër të shtypur. Shtojmë kastravecin e grirë dhe e përziejmë mirë. Shtojmë pak ujë të ftohtë për ta holluar sipas dëshirës. E lëmë në frigorifer për 15-30 minuta para servirjes. E shërbejmë të ftohtë me gjethe menteje ose kopër sipër.

    Këshillë nga Albana: Për shije më të pasur, përdor kos shtëpie. Shkon shkëlqyeshëm me pite, byrek apo ushqime të skuqura.

  • VIDEO

    Oriz me kunguj të njomë dhe kopër nga zonja Albana

    Oriz me kunguj të njomë dhe kopër

    Përbërësit:

    • 1 filxhan oriz
    • 2 kunguj të njomë
    • 1 qepë mesatare
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 tufë kopër e freskët
    • 1 thelpi hudhër (opsionale)
    • ½ limon (lëngu dhe pak lëkurë e grirë)
    • 2 filxhanë ujë ose lëng perimesh
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Lajmë orizin dhe e lëmë pak në ujë të vakët për 10 minuta. Në një tigan të thellë, skuqim qepën e grirë hollë me vajin e ullirit derisa të zbutet. Shtojmë kungujt e prerë në kubikë ose rrathë të hollë dhe i kaurdisim për 5 minuta. Shtojmë hudhrën (nëse dëshirojmë), më pas orizin e kullojmë dhe e përziejmë me perimet. Hedhim ujë ose lëng perimesh, kripë e piper dhe e lëmë të ziejë me kapak për 15–20 minuta derisa të përthithet lëngu. Në fund shtojmë koprën e freskët dhe pak lëkurë limoni të grirë.

    Këshillë nga Albana: Shërbeje me pak kos të ftohtë në krah ose një sallatë me domate. Shtimi i pak djathi të bardhë të thërmuar përmbi i jep një kontrast të këndshëm!

  • VIDEO

    Bunker antibërthamor në det dhe tunel ushtarak, fortifikimi gjigand shqiptar i Detit Jon! Amarcord

    Vigani i frikshëm ushtarak e ka ndaluar orën e tij me një grusht që koha ia dha detit për ta mbajtur pa fjalë sepse aty gurët kanë sy, betoni nuk plaket por forcohet nga uji i kripur! Këtu dikur nëndetëset hynin me hijet në barkun e tij dhe dilnin nga legjendat që askush nuk i pa, por të gjithë i tregonin. Sot atje s’ka sirena, as alarme, ka vetëm heshtje ku e shkuara thërret turistë që s’kanë frikë nga lufta por nga selfiet që nuk dalin bukur brenda tij sepse atje thellë bën ftohtë si vdekja dhe ngrohtë me kujtimet e një paranoje që u bë atraksion i ndaluar i ditëve të fundit. Bunkeri Tunel i Porto Palermos, sonte me Amarcord, ora 21:00 në Report Tv. Eljan Tanini bisedoi me: Et’hem Hamzaraj, Ish ushtarak i lartë në Porto Palermo Zabit Cuku, Ish ushtarak dhe xhenier

  • VIDEO

    'Agroturizëm në Katundin e Vjetër' l Veri Jug

     

    'Agroturizëm në Katundin e Vjertër' është ftesa për ju miq, përmes një reportazhi të realizuar në malsinë e Rubikut, në një fshat me tradita mikpritjeje në kullat e lashta dhe kullat moderne. Personazhë të reportazhit janë malësorët Marjan Dedaj dhe Arjel Marku që rrëfejnë për ju jetën në fshat, zhvillimin e agroturizmit dhe shqetësimet e tyre për kushte më të mira mbi infrastrukturën dhe mungesën e energjisë elektrike. Të dielën, premierë, ora 13.30 me moderatorin e emisioneve Veri Jug, gazetarin Agim Pipa.

  • VIDEO

    Sindroma e zemrës së thyer: Gratë preken më shpesh, por meshkujt rrezikojnë më shumë jetën!

     

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    Hipofiza, dirigjenti i trupit! Mjekja endokrinologe zbulon gjithçka për funksionin e rreziqet e saj

     

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 14 qershor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga ndryshon buxheti 2025, kujt i shtohen paratë te konflikti Izrael-Iran e deri tek kush e tradhëtoi Ilir Metën?

  • VIDEO

    Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, ambasadori Ström: Vendi më i avancuar në rajon

    Ambasadori suedez në Tiranë, Niklas Ström, në një intervistë për emisionin Studio Live, theksoi se Shqipëria ka hapur tashmë katër nga gjashtë kapitujt kryesorë të negociatave dhe është realiste që të hapen të gjitha brenda këtij viti, në përputhje me objektivat e qeverisë shqiptare.

    • VIDEO

      Izraeli nis sulmet ndaj Iranit, shënjestron objektin bërthamor të Fordow! Shpërthime në Teheran

      Izraeli ka rifilluar sulmet ajrore në Iran dhe ka goditur objektin bërthamor të fortifikuar të Fordoë, raportojnë The Neë York Times dhe mediat iraniane.

      Shpërthime janë dëgjuar në disa zona të ndryshme të kryeqytetit Teheran.

    • VIDEO

      Sulmi ndaj Iranit, shqiptarja në Report Tv rrëfen tmerrin: Jemi të tronditur, nuk e dimë se si do vijojë! Izraeli po mbron shtetin e tij

      Shqiptarja që jeton në Izrael, Jeta Gani tha se i gjithë Izraeli është në gatishmëri lufte pas sulme që bëri ndaj Iranit. Për Ganin Irani ka vetëm një qëllim që të zhduk Izraelin, dhe ky i fundit po mbron shtetin e tij.  

    • VIDEO

      Sula për Report Tv: Devijimi i votës së kandidatëve me urdhër nga lart!

      Deputeti Dashnor Sula analizon gjendjen e selisë blu në emisionin 'Studio Live' pas zgjedhjeve dhe fenomenin e devijimit apo orientimit të votës së kandidatëve brenda partisë. Mendon se problemi kryesor në PD janë njerëzit ‘servilë’ që i rrinë vërdallë Sali Berishës dhe e kanë katandisur partinë në një farsë, e cila rrezikon më tej të kthehet edhe në një shtojcë opozitare nëse vijon kështu. Deputeti: Edhe mua m'i morën votat në Elbasan më 2013-ën brenda PD-së, dhe ia dhanë kandidatit të PR-së!

    • VIDEO

      Izraeli sulmon Iranin/ Andoni për Report Tv: OKB ka dalë jashtë loje, Tel Avivi mund ta kishte kursyer! Isa: I sofistikuar dhe me agjentë të infiltruar

      Analiza gjeopolitike në “Studio Live” e ngjarjeve të ditës së sotme në Lindjen e Mesme. Të ftuar ishin analisti i çështjeve ndërkombëtare, Ben Andoni dhe gazetari i Report Tv, Arlind Isa. Pse e sulmoi Izraeli Iranin, cilat janë reagimet dhe a mund të zgjerohet më tej harta e luftës dhe konfliktin? A mund të përgjigjet Teherani dhe rreziku i një lufte bërthamore në botë

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv