Arjana Alija, ka humbur çdo kontakt me familjen prej më shumë se një viti. Humbja e gjurmëve të saj ka tronditur të afërmit, të cilët nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e saj.Historia e Arjanës ka nisur pak vite më parë, kur ajo u dashurua me Ervin Marën, një lidhje që solli edhe lindjen e një djali, sot 2 vjeç. Lidhja e dy të rinjëve nuk u pranua nga familjarët e Arjanës, prandaj ajo iku pa i pyetur ata. Bashkëshorti e izoloi 26-vjecaren nga cdogjë, nuk e linte të kishte komunikim me familjarët, I vendosi shami në kokë dhe madje shumë herë e kycte në shtëpi.Prej dy vitesh ata nuk kanë më asnjë kontakt me Arjanën, të shqetësuar për të kanë bërë denoncime në polici, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për vendndodhjen e saj dhe djalit të mitur. Emisionin e datës 20 qershor mamaja dhe vjehrra e Arjanës u përballën live me një sërë akuzash ndaj njëra tjetrës, por asnjëra prej tyre nuk e di vendodhjen e ciftit dhe djalit 2 vjecar…





















