Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Qershor 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Myku në thonj & Thembrat e plasaritura, trajtimi natyral

30 Qershor, 15:11 | Përditesimi: 30 Qershor, 15:11

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me djathë dhe salcë beshamel / Turli me perime / Supë me mish të grirë dhe kos.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Korrik, përkatësisht 30 Qershor – 6 Korrik, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, java nis me ndryshime dhe surpriza të papritura, nën ndikimin e lidhjes Afërditë–Uran, duke sjellë keqkuptime në punë dhe në jetën sociale. Por duke filluar nga e mërkura, kur Afërdita kalon në shenjën e Binjakëve, fillon një fazë më e lehtë dhe komunikative, ku mund të zgjidhim konfliktet dhe të vendosim më shumë qartësi. Lidhja pozitive Saturn–Neptun sjell stabilitet ekonomik, fillime të reja në karrierë dhe mundësi për dashuri të thella dhe të qëndrueshme. Romancat lulëzojnë, dhe shumë mund të hedhin hapa drejt lidhjeve serioze dhe emocioneve të vërteta.

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion i zakonshëm, por shpesh i nënvlerësuar. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë pse shfaqet myku i thonjve, cilët janë faktorët që e shkaktojnë këtë problematikë, e cila nëse nuk parandalohet në kohë mund të sjellë shumë shqetësime të metejshme. Si të dallojmë që herët simptomat më të zakonshme dhe si mund ta parandalojmë? Gjithashtu tregojmë cilat janë metodat më efektive shtëpiake pa përdorur kimikate për të trajtuar mykun e thonjve në mënyrë natyrale.

A të janë çarë ndonjëherë thembrat aq sa ndihesh sikur po ecën mbi gjemba? Ky është një problem shumë i zakonshëm, sidomos gjatë stinëve të thata apo nëse qëndrojmë shumë në këmbë. Në “Bima dhe Shëndeti’ në Rreze Dielli me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaqet kryesore të çarjes së thembrave, nga mungesa e lagështisë te mungesat ushqyese; rreziqet që sjellin çarjet e thella si infeksione, dhimbje apo dëmtim i mëtejshëm i lëkurës. Cilat duhet të jetë rutina e përditshme që ndihmon në hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës së thembrave dhe mbi të gjitha cili është trajtimi më i mirë natyral në kushte shtëpie për të mbyllur plasaritjet dhe çarjet e thembrave.

MC/Shqiptarja.com