-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Ish-prokurori: Zhvillim pozitiv, 'arresti me burg' në Shqipëri është përdorur në mënyrë të tepruar! Avokati: I japin fund një kulture abuzive
Ish-prokurori Karanxha dhe avokati Caca i kanë cilësuar pozitive ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Karanxha tha se masa e 'arrestit me burg' në Shqipëri është përdorur në mënyrë të tepruar, ndërsa Caca tha se ndryshimet i japin fund një kulture abuzive në mënyrën sesi kryhet një procedim penal.
-
VIDEO
Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen: Integrimi në BE objektivi ynë!
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Biseda u fokusua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reformat dhe bashkëpunimin rajonal.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Shella: Progres për uljen e numrit të të paraburgosurve! Softa: Pozitive, të kalojnë në referendum! Haderi: I shërbejnë politikës
105 nenet e ndryshuara apo të shtuara në Kodin e Procedurës Penale shihen si një paketë ekuilibri mes nevojës së shoqërisë për t’u mbrojtur nga krimi dhe të drejtës së individit për t’u mbrojtur nga gabimi ose abuzimi i pushtetit gjyqësor me jetën e tij.
-
VIDEO
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Deputeti Malaj për Report TV: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve, ka tmerruar Këshillin e Europës
Për deputetin socialist Erion Malaj, përgjegjësia e kujtdo zyrtari që hetohet nga SPAK është personale dhe jo institucionale. Malaj theksoi gjithashtu se nuk mund të bëhet gjyq publik ndaj askujt, deri në momentin që nuk është provuar fajësia ndaj tij.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Shtator 2026, Receta/ Vaji i ullirit, ullinjtë dhe gjethet e ullirit, vlerat në shëndet
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pilaf me lulelakër / Petullat e tezes / Antipastë me krem djathi Arla.
Sot do të flasim për një nga thesaret më të çmuara të natyrës dhe të traditës sonë ushqimore: ullirin. Një bimë që e kemi pranë prej shekujsh, por për të cilën ndoshta ende nuk dimë gjithçka. Sa dimë vërtet për vajin e ullirit, ullinjtë dhe madje edhe gjethet e ullirit? Cilat janë vlerat e tyre ushqyese dhe çfarë thotë shkenca për ndikimin e tyre në shëndetin e zemrës, tensionin e gjakut dhe diabetin? Po ullinjtë e zinj dhe të gjelbër – a kanë vërtet efekte të dobishme për organizmin dhe ku qëndrojnë ndryshimet mes tyre? Dhe një pjesë që shpesh mbetet në hije: gjethet e ullirit. Si mund të përdoren dhe çfarë potenciali kanë për shëndetin? Për t’i parë këto tema përtej miteve dhe besimeve popullore, por edhe për të kuptuar më mirë vlerat që mund të na ofrojë kjo bimë e jashtëzakonshme, flasim sot në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Alibeaj vë në dyshim qëllimet e draftit: Qeveria në konflikt me drejtësinë, s’mund t'i vendosë Rama rregullat e lojës
Sipas Enkelejd Alibeajt, fakti që ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale prezantohen nga kryeministri Edi Rama ngre pikëpyetje për qëllimin e tyre, pasi qeveria ndodhet në konflikt me sistemin e drejtësisë. Ish-deputeti thotë se vetëm analiza e plotë e draftit do të tregojë nëse pas paketës fshihet një qëllim politik.
-
VIDEO
GJETHET E ULLIRIT si t’i përdorni për diabetin, tensionin, kolesterolin / ILAÇ për shumë sëmundje
Gjethet e ullirit, pjesa e pemës që shpesh e shohim, por rrallë flasim për të. A kanë ato vlera për shëndetin? Si janë përdorur tradicionalisht dhe çfarë dimë sot për përbërësit e tyre? Në këtë pjesë të bisedës, nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flet për përdorimet e gjetheve të ullirit dhe mënyrat se si ato janë përfshirë në tradita të ndryshme të kujdesit për shëndetin. Si përgatiten, në çfarë forme mund të përdoren? Një temë interesante për të zbuluar një tjetër pjesë të pemës së ullirit dhe për të kuptuar më mirë çfarë dimë realisht për potencialin e saj.
-
VIDEO
E vërteta për VAJIN E ULLIRIT / Po e konsumoni gabim apo…? / Ja si të dalloni cilësinë
Sot do të flasim për një nga thesaret më të çmuara të natyrës dhe të traditës sonë ushqimore: ullirin. Një bimë që e kemi pranë prej shekujsh, por për të cilën ndoshta ende nuk dimë gjithçka. Sa dimë vërtet për vajin e ullirit, ullinjtë dhe madje edhe gjethet e ullirit? Cilat janë vlerat e tyre ushqyese dhe çfarë thotë shkenca për ndikimin e tyre në shëndetin e zemrës, tensionin e gjakut dhe diabetin? Po ullinjtë e zinj dhe të gjelbër – a kanë vërtet efekte të dobishme për organizmin dhe ku qëndrojnë ndryshimet mes tyre? Dhe një pjesë që shpesh mbetet në hije: gjethet e ullirit. Si mund të përdoren dhe çfarë potenciali kanë për shëndetin? Për t’i parë këto tema përtej miteve dhe besimeve popullore, por edhe për të kuptuar më mirë vlerat që mund të na ofrojë kjo bimë e jashtëzakonshme, flasim sot në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Petullat e tezes me vetëm 2 përbërës nga Mirela Andoni
Petullat e tezes
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 gotë ujë
- 1 gotë miell Ola
- Pak sodë buke
- Kripë
- Vaj për skuqje
- Djathë, nenexhik
Përgatitja:
Në tas rrahim vezët me ujin, shtojmë kripën, miellin edhe sodën. E punojmë brumin disa minuta dhe më pas i skuqim në vaj të nxehtë duke i hedhur lugë lugë. Sipas dëshirës brenda në brumë mund të shtojmë pak djathë dhe nenexhik.
-
VIDEO
Antipastë me krem djathi dhe krakers nga zonja Mirela
Antipastë me krem djathi Arla dhe krakers
Përbërësit:
- 1 kuti krem djathi me erëza Arla
- 1 pako me krakers
- Dekor: gjethe majdanozi dhe bisht speci
Përgatitja:
Në plastmas kuzhine vendosim kremin e djathit edhe i japim formë si top. E vendosim në pjatën që do e shërbejmë dhe i vendosim krakersat anash, për dekor vendosim një bisht speci dhe gjethe majdanozi të duket si kungull.
-
VIDEO
Pilaf me lulelakër dhe gjalpë nga Mirela Andoni
Pilaf me lulelakër
Përbërësit:
- 1 gotë oriz
- 1 gotë lulelakër e grirë
- 50 g gjalpë
- 1,5 gotë ujë i nxehtë ose lëng perimesh
- Kripë dhe piper i zi
- 1 lugë salcë Tigullio sipas dëshirës
Përgatitja:
Në tenxhere shkrijmë gjalpin me dy lugë vaj ulliri, kaurdisim orizin dhe lulekarën, shtojmë ujin edhe kremin Tigullio me shijen e preferuar. E lëmë të ziejë derisa të thithi të gjithë lëngun dhe e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 30 shtator 1998/Majko mund Metën e Islamin në garën mes socialistëve dhe dekretohet kryeministër nga Meidani
Pasi Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit mes socialistëve u zhvillua një votim i brendshëm se kush do të propozohej për të formuar qeverinë. Në votim Pandeli Majko që ishte sekretar i përgjithshëm fitoi në garën me socialistët e tjerë Ilir Meta e Kastriot Islami. Presidenti Meidani e dekretoi menjëherë ndërsa në shtypin e shkruar të datës 30 shtator 1998-të ky ishte zhvillimi kryesor. Në ZP shkruhej: “Majko,kryeministri i ri” ndërsa Gazeta Shqiptare si lajm të parë kishte: “Zbulohen të fshehtat e largimit të Nanos”. Në Koha Jonë ndër të tjera botohej një foto e Majkos me aktoren Violeta Manushi pasi kishte marrë votëbesimin.