Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Maj 2025 – Receta / Prostatol / Maska në kushte shtëpie / Histori suksesi

27 Maj, 15:41 | Përditesimi: 27 Maj, 15:41

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë me speca, domate dhe erëza / Pite me qepë të njoma dhe kopër / Reçel kajsie me fara chia.

Të shqetësuar nga urinimet e shpeshta gjatë natës, apo ndoshta ju mungon qetësia për të fjetur të qetë sepse ndjeni nevojën për të urinuar, nuk urinoni lirshëm apo keni një rrjedhje jo të plotë?  Këto janë ndër shenjat më të zakonshme të një prostate të irrituar, veçanërisht tek meshkujt mbi moshën 40 vjeç. Për këtë arsye është krijuar Prostatol Complex, një suplement natyral që ndihmon në uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës! E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Brunilda Shperdhea, Përfaqësuese e kompanisë "Natura Therapy", tregon se  Prostatol Complex është një kombinim bimor i përzgjedhur me kujdes, që përfshin ekstrakte si palma saw palmetto, shega, hithra dhe vaji i farave të kungullit. Ai ndihmon në lehtësimin e urinimit, ul dhimbjet dhe ndjesinë e presionit, dhe mbi të gjitha – rikthen natën e qetë pa ndërprerje. Nuk ka efekte anësore dhe është i përshtatshëm për përdorim afatgjatë.

Në rubrikën ‘Bëje Vetë’ me Stela Nikolla fokusohemi te maskat natyrale për fytyrën, duke sjellë receta të thjeshta dhe efektive për një lëkurë sa më të shëndetshme, elastike, të hidratuar dhe plot shkëlqim.  Cilët përbërës janë më të mirë për llojin tuaj të lëkurës dhe si mund t’i përgatisni në shtëpi? Zbulojmë bashkë sekrete të bukurisë natyrale - një maskë botoks natyral me maja, ushqyese dhe rigjeneruese e lëkurës tuaj! Gjithashtu Niki dhe Stela do të na tregojnë si të përgatisim fare thjesht një scrub për trupin me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi si dhe një krem vetënxirës, i cili do t'i japë lëkurës jo vetëm shkëlqim, por dhe ngjyrën e bukur që të gjithë e dëshirojmë.

Vetëm pak ditë më parë Xhemal Lanica, 26-vjeçari shqiptar që jeton në NY, është shpallur zyrtarisht “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të Nju-Jorkut, duke u bërë shqiptari më i ri që merr këtë titull prestigjioz në New York dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një lidhje për emisionin “Rreze Dielli”, Lanica shprehet sa i emocionuar po aq dhe i nderuar dhe i motivuar për këtë titull prestigjioz. Xhemal Lanica është kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Ulqinit dhe njihet për përkushtimin e tij të palodhur në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Titulli iu dorëzua pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, si një vlerësim për rolin e tij në promovimin e identitetit shqiptar dhe kontributin për mirëqenien e komunitetit dhe punën e palodhur.

MC/Shqiptarja.com