Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Maj 2025 – Receta/ Sofra e Tiranës / Naser Berisha sjell hitin e ri/ Me këngëtaren Elizabeta Janaqi

23 Maj, 14:33 | Përditesimi: 23 Maj, 14:33

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Burani me gjethe rrushi / Petulla me kos dhe hudhra në petë / Akullore me biskota.

Fondacioni "Arben Tafaj" organizon me shumë pasion dhe përkushtim edicionin e radhës të "Sofra Tironse" – një festë e vërtetë e kulturës, trashëgimisë dhe shpirtit tironas. I ftuar në studion e Rreze Dielli, Ilir Tafaj, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe kulturës në Tiranë. Emri i tij është i lidhur me Fondacionin "Arben Tafaj", i cili është krijuar për të vazhduar misionin e vëllait të tij, Arben Tafaj, një figurë e njohur për kontributin e tij në jetën publike dhe kulturore të Tiranës. Edicioni i 31-të i “Sofra e Tiranës” mbahet më 14 qershor 2025 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky event është një festë kulturore që përfshin muzikë, këngë, valle dhe elementë të tjerë të trashëgimisë tiranase, duke e kthyer traditën e pasur të muzikës, këngës dhe folklorit tiranas për publikun e gjerë. Një udhëtim emocional dhe kulturor që ka vazhduar për më shumë se një çerek shekulli, ky edicion i vitit 2025 pritet të sjellë në skenë artistë të njohur dhe performanca që nderojnë trashëgiminë kulturore të Tiranës.

Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Naser Berisha, këngëtari i Hiteve të '90, rikthehet me një projekt të ri muzikor plot emocion dhe frymëzim: "Jeta është sot". Me një mesazh të fortë për të jetuar momentin dhe për të vlerësuar jetën, kjo këngë vjen si një thirrje për shpresë, dashuri dhe reflektim. Klipi i realizuar me shumë kujdes sjell një atmosferë të ngrohtë dhe prekëse që do t’ju bëjë të ndaloni për një çast... dhe të mendoni për vlerat e vërteta të jetës.

E ftuar në studion e "Rreze Dielli" këngëtarja e njohur Elizabeta Janaqi në një rrëfim të sinqertë, plot ndjeshmëri dhe pasion për artin. Elizabeta ndan me ne historinë e saj të veçantë: nga fillimet në muzikë, te eksperienca në Gjermani dhe vendimi për t'u rikthyer në Shqipëri. Mësojmë më shumë për këngëtaren me zërin brilant, si grua dhe si nënë e dy vajzave të vogla. Gjithashtu ajo flet me sinqeritet për sfidat, ëndrrat dhe emocionet që lidhen me projektin e saj më të ri muzikor, "Gjysmës Time" një bashkëpunim me Big Basta, një këngë pop-rrep e ripërpunuar nga folku shqiptar, që prek zemrat dhe mbart një mesazh të fuqishëm personal.

MC/Shqiptarja.com