'Jeta është sot’, kënga e re nga Naser Berisha që prek shpirtin

23 Maj 2025, 12:42 | Përditesimi: 23 Maj 2025, 12:42

Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Naser Berisha, këngëtari i Hiteve të '90, rikthehet me një projekt të ri muzikor plot emocion dhe frymëzim: "Jeta është sot". Me një mesazh të fortë për të jetuar momentin dhe për të vlerësuar jetën, kjo këngë vjen si një thirrje për shpresë, dashuri dhe reflektim. Klipi i realizuar me shumë kujdes sjell një atmosferë të ngrohtë dhe prekëse që do t’ju bëjë të ndaloni për një çast... dhe të mendoni për vlerat e vërteta të jetës.

MC/Shqiptarja.com