Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Maj 2025– Receta/ Përmeti: Tradita, kultura dhe shijet autentike

15 Maj, 14:23 | Përditesimi: 15 Maj, 14:23

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Reshedi e pjekur e Përmetit / Supë me thërrime me pulë fshati /Oshmar sipas traditës Përmetare.

Përmeti, zemra e jugut që rreh me shije dhe këngë! Përmeti, qyteti i trëndafilave, ku aroma e glikos së bërë në shtëpi përzihet me tingujt e këngës polifonike përmetare dhe mikpritjen tradicionale shqiptare. Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me etnografen Afërdita Onuzi, eksperten e gastronomisë Dhurata Thanasi dhe dy lidhje direkte nga Përmeti me këngëtarin e njohur Vaskë Curri dhe mësuesen Brunilda Macingo, do të bëjmë një udhëtim virtual përmes bukurive natyrale të Përmetit, do të ‘shijojmë’ produktet autentike vendase dhe do të zbulojmë pasurinë kulturore të një qyteti që ruan me krenari trashëgiminë e tij. Zbulojmë bukuritë e Përmetit përmes pamjeve mbresëlënëse, aromës së glikos tradicionale dhe zërave të vendasve që e mbajnë gjallë shpirtin e traditës. Përmeti, "zemra e ëmbël e traditës" nuk është thjesht një qytet – është një përvojë!

MC/Shqiptarja.com