Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bizele / Jeshillëqe në brumë në formë petullash / Kek me vaj luledielli / Akullore e shpejtë me 2 përbërës.
A po të flet trupi përmes dhimbjes? Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, zbulojmë se dhimbjet e kyçeve dhe kockave nuk janë thjesht një pasojë e plakjes apo lodhjes – ato shpesh janë një sinjal alarmi nga trupi që diçka nuk po shkon me mënyrën si ushqehemi dhe si kujdesemi për veten. Flasim për: Shkaqet më të fshehura të dhimbjeve të kyçeve, reumatizmës dhe artritit. Ushqimet që ndikojnë drejtpërdrejt në inflamacionin e trupit. Recetat që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave si dhe këshilla praktike për parandalimin e përkeqësimit të gjendjes përmes qasjes holistike. Mund të jetë më e thjeshtë sesa mendon – shpesh, ndryshimet e vogla në pjatën tënde mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin e kyçeve dhe kockave!
Ornela Dardha, shqiptarja nga Berati, një nga pesë shkencëtaret më të mëdha në botë në shkencat kompjuterike! Nëpërmjet një lidhje nga Skocia për studion e “Rreze Dielli” flasim me Ornela Dardha, mbi arritjet e saj si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në botë në fushën e informatikës. Ajo ka lindur dhe është rritur në Berat, dhe në moshën 19-vjeçare studion në Romë informatikë në Universitetin Sapienza, ku përfundoi bachelorin dhe masterin me rezultate maksimale. Doktoraturën në shkenca kompjuterike e përfundoi në Universitetin e Bolonjës dhe teza e saj fitoi çmimin si më e mira në Itali për informatikë teorike. Artikulli i saj “Session Types Revisited” fitoi çmimin për ndikimin më të madh pas 10 vitesh në konferencën PPDP. Pas doktoraturës, punoi si postdoktorante në Glasgow, ku tani është profesore e asociuar në Shkencat Kompjuterike. Në vitin 2022, ajo u nderua me çmimin ndërkombëtar “Science, She Says!” nga Italia për kontributin e saj në inovacionin shkencor.