-
VIDEO
Ja sa MANDATE do të marrë PS në Tiranë, Toni Gogu ZBULON shifrën në studio l Repolitix
Analiza e zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe 11 majin në Report Tv. Toni Gogu, deputeti dhe kandidati socialist në listën e hapur të mazhorancës për kryeqytetin, shpjegon pse PS do i fitojë përsëri zgjedhjet. Programi, objektivat dhe numri i mandateve për Tiranën. Pse garimin në listën e hapur e sheh si motivim dhe jo si 'luftë të brendshme'
-
VIDEO
Meshë dhe lutje në Katedralen e Shën Nikollit për shpirtin e Papa Françeskut
Në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë u mbajt sot një meshë e veçantë për shpirtin e Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të thellë shpirtërore dhe njerëzore për mbarë botën.
-
VIDEO
Punoj prej 34 vitesh në Vatikan, Lugja për Report Tv: Papa Françesku shkurtoi shpenzimet e luksit! E donte Shqipërinë, interesohej për vuajtjet e komunizmit
Restauruesi e veçon Papa Françeskun nga dy Papët e tjerë, duke e treguar si më të afrueshëm, por edhe më të dashur për njerëzit. Sipas tij, ai ishte një njeri që i dhimbseshin shumë të vuajturit. Papa Françesku, sipas rrëfimit të tij, bëri një ndryshim që ra në sy në Vatikan duke shkurtuar shpenzimet e luksit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Prill 2025 – Receta/ Horoskopi javor/ Propolisi & Vaji i Rigonit, thesare të shëndetit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petë misri me lëpjetë / Krepa me shije salçiçe / Perime furre të marinuara.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 21-27 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të vijojë me ndikime të forta planetare, duke na bërë të reflektojmë dhe të jemi më të kujdesshëm në hapat që marrim, kryesisht në ekonomi. “Një javë me ndikime të forta planetare, ku Saturni formon një kënd, i cili është i shkëlqyeshëm për të rishikuar prioritetet tona dhe për të parë nëse po shkojmë në drejtimin e duhur. Është një javë që na ndihmon të ecim përpara, gjithashtu do të kemi dhe ndikimin e Hënës së re në fundjavë, formuar në shenjën e Demit me pjesëmarrjen e Marsit nga Luani dhe Plutonit nga Ujori. Favorizohen fillime të reja dinamike, kryesisht preken shenjat si: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori”, thekson Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
Në "Bima dhe Shëndeti" flasim për një nga produktet më të dëgjuara - propolisin e bletës, një nga medikamentet më të vjetra e më të njohura nga njerëzimi, një thesar i natyrës, i cili trajton dhe kuron një sërë problematikash shëndetësore. Por çfarë është në të vërtetë propolisi? Si prodhohet ai? Për çfarë e përdorim më së shumti? Po fëmijët a duhet ta përdorin? Si ta zgjedhim dhe si të dallojmë propolisin cilësor? Dhe mbi të gjitha, si duhet t'a përdorim për të marrë të gjitha vlerat terapeutike që mbart ky thesar, i tregojmë në studio me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.
Erëzat dhe bimët aromatike, ato që i shtojnë shije çdo pjate! I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike. Por a i dini vetitë e erëzave? Përveçse trashëgimtare të historisë antike ato janë të njohura që nga kohërat e lashta për efektet kurative për shumë problematika shëndetësore… Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në "Rreze Dielli" ndalemi tek rigoni, bima që lulëzon në çdo vend të Shqipërisë dhe që bën mrekulli për shëndetin, me veti të mëdha antioksiduese dhe antibakteriale. Merja tregon dhe si të përftojmë nga rigoni, vajin e rigonit, efikas në luftimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.
-
VIDEO
Nipi i Kardinalit shqiptar Ernest Troshani rrëfen takimet me Papa Françeskun: E kishte në zemër popullin shqiptar, punoi për njohjen e Kosovës
Në një intervistë për Report TV, nipi i Kardinalit Ernest Troshani rrëfen takimet me Papa Françeskun, përshtypjet për vizitën në Shqipëri dhe popullin shqiptar si dhe punën për njohjen e Kosovës.
-
VIDEO
Rigoni dhe vaji i tij, veti të mëdha shëruese / Ylli Merja tregon sekretet e...
Erëzat dhe bimët aromatike, ato që i shtojnë shije çdo pjate! I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike. Por a i dini vetitë e erëzave? Përveçse trashëgimtare të historisë antike ato janë të njohura që nga kohërat e lashta për efektet kurative për shumë problematika shëndetësore… Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në "Rreze Dielli" ndalemi tek rigoni, bima që lulëzon në çdo vend të Shqipërisë dhe që bën mrekulli për shëndetin, me veti të mëdha antioksiduese dhe antibakteriale. Merja tregon dhe si të përftojmë nga rigoni, vajin e rigonit, efikas në luftimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.
-
VIDEO
Propolisi 'thesar' i natyrës | Ylli Merja: Ilaç për këto sëmundje, ja si ta përdorni
Në "Bima dhe Shëndeti" në emisionin "Rreze Dielli" sot do të flasim për një nga produktet më të dëgjuara - propolisin e bletës, një nga medikamentet më të vjetra e më të njohura nga njerëzimi, një thesar i natyrës, i cili trajton dhe kuron një sërë problematikash shëndetësore. Por çfarë është në të vërtetë propolisi? Si prodhohet ai? Për çfarë e përdorim më së shumti? Po fëmijët a duhet ta përdorin? Si ta zgjedhim dhe si të dallojmë propolisin cilësor? Dhe mbi të gjitha, si duhet t'a përdorim për të marrë të gjitha vlerat terapeutike që mbart ky thesar, i tregojmë në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.
-
VIDEO
'Kujdes me paranë dhe...', Jorgo Pulla paralajmëron 3 shenjat/ Horoskopi javor 21-27 prill
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 21-27 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të vijojë me ndikime të forta planetare, duke na bërë të reflektojmë dhe të jemi më të kujdesshëm në hapat që marrim, kryesisht në ekonomi. “Një javë me ndikime të forta planetare, ku Saturni formon një kënd, i cili është i shkëlqyeshëm për të rishikuar prioritetet tona dhe për të parë nëse po shkojmë në drejtimin e duhur. Është një javë që na ndihmon të ecim përpara, gjithashtu do të kemi dhe ndikimin e Hënës së re në fundjavë, formuar në shenjën e Demit me pjesëmarrjen e Marsit nga Luani dhe Plutonit nga Ujori. Favorizohen fillime të reja dinamike, kryesisht preken shenjat si: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori”, thekson Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Petë misri me lëpjetë nga zonja Albana / Sekretet e recetës tradicionale plot shije
Petë misri me lëpjetë
Përbërësit:
- Miell misri
- Lëpjetë e freskët
- Kos i trashë
- Qumësht
- Kripë
- Vaj ose gjalpë i freskët
- Përgatitja:
Në fillim përgatitim petët me miell misri, duke përzier miellin me ujë të ngrohtë dhe pak kripë, dhe duke i shtruar petët me dorë ose me okllai. Petët i pjekim një nga një në furrë ose në tigan dhe lihen mënjanë. Ndërkohë presim lëpjetën pasi e kemi larë mirë, e vendosim të zbutet në ujë të vluar, më pas e kullojmë dhe e grijmë hollë. Shtojmë tek lëpjeta kos dhe pak qumësht dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. Në një tepsi radhisim petët duke i spërkatur me përzierjen me lepjetë dhe kos, shtresë pas shtrese. Në fund hedhim pak vaj ose gjalpë sipër dhe e vendosim të piqet në furrë për pak minuta.
-
VIDEO
Perime furre të marinuara nga zonja Albana
Perime furre të marinuara
Përbërësit:
- 2-3 patëllxhanë mesatarë
- 3-4 speca me ngjyra
- 2-3 thelpinj hudhër
- 2-3 lugë gjelle uthull vere
- 1 maje luge sheqer
- Kripë sipas shijes
- Vaj ulliri
- Majdanoz
Përgatitja:
Patëllxhanët dhe specat i vendosim të piqen në furrë derisa lëkura të marrë ngjyrë dhe të zbuten mirë. Pas pjekjes i vendosim në një enë me kapak për disa minuta që të zbutet lëkura, më pas i qërojmë me kujdes dhe i presim në shirita ose copa të mëdha. I vendosim perimet në një pjatë të cekët dhe ndërkohë përgatisim dressing-un. Shtypim hudhrat dhe i përziejmë me uthullën, pak kripë dhe vaj ulliri. E hedhim marinadën sipër perimeve të pjekura dhe i lëmë të marrin shije për 10-15 minuta para servirjes. Në fund mund t'i spërkatim me majdanoz të grirë për një aromë më të freskët.
-
VIDEO
Krepa me shije salçiçe nga zonja Albana
Krepa me shije salçiçe
Përbërësit:
- 200 gr miell
- 100 ml qumësht
- 3 vezë
- 1 majë luge kripë
- 1 majë luge sheqer
- 100 gr proshutë e grirë
- 50 ml lëng panxhari (opsionale)
- Majdanoz i grirë
- Gjalpë për lyerjen e tiganit
Përgatitja:
Fillimisht kalojmë salçiçet në blender dhe në një enë të madhe bashkojmë të gjithë përbërësit. Realizojmë një brumë të hollë si për krepa. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe me një garuzhde hedhim pak nga masa duke e tundur tiganin që të përhapet në sipërfaqe. I skuqim lehtë nga të dy anët dhe i shijojmë krepat të ngrohtë.
-
VIDEO
Berisha ka VRASJE mbi kurriz, Meta një HAJDUT, Shabani: Ja si e rrëzojmë Ramën në 11 Maj | 5 Pyetjet
Kreu i “Nisma”, Endri Shabani, njëkohësisht drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ishte i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, ku shpjegoi pikat e programit dhe strategjinë se si një forcë e re politike do futet në mes të PS-PD, për ta rrëzuar këtë dualitet politik