Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bujurdi, Meze e ngrohtë me domate, speca dhe djathë / Patëllxhanë të pjekur me niseshte, erëza dhe susam / Llokume -Turkish delight.
Në studion e “Rreze Dielli”, Mimoza Ahmeti flet si rrallëherë për jetën e saj - nga fëmijëria, pasionet dhe rebelimet, te poezia që e bëri një zë të veçantë në letërsinë shqiptare. Një rrëfim i ndjerë, i thellë dhe i vërtetë, që nuk duhet humbur. Mimoza Ahmeti na fton të zbulojmë jetën e saj përtej miteve dhe paragjykimeve. Mes kujtimeve, sfidave personale dhe reflektimeve të thella mbi artin dhe jetën, kjo intervistë është një portret i sinqertë i një figure që ka lënë gjurmë në letërsinë dhe shoqërinë shqiptare. Një dokument i gjallë për të gjithë ata që duan të kuptojnë më shumë për shpirtin pas poezisë! Mimoza Ahmeti, artistja shumë dimensionale në një rrëfim për veten, të bukurën dhe jetën plot ngjyra…Nuk munguan dhe videomesazhet surprizë nga artistja Inida Gjata Zhaku si dhe nga poetja Rita Petro, e cila i dërgon një mesazh koleges, mikeshës dhe bashkudhëtares në udhën e letërsisë. Një urë dashamirësie mes dy zërash të fuqishëm të poezisë shqipe, që dëshmon sa thellë mund të lidhen gratë e penës, përtej fjalëve.