Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Prill 2025 – Receta / Traditat dhe ritualet e Pashkës/ Maska natyrale antirrudhë & hidratuese

18 Prill, 15:12

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qingj i marinuar me lakërishte / Sallam fshati me perime dhe verë / Embëlsirë me oriz në furrë.

Nga Qirinjtë e të Premtes së Zezë te Vezët e Kuqe, traditat dhe ritualet e Pashkës së madhe…Në këtë atmosferë feste dhe pritjeje të Pashkës, kujtojmë traditat e të parëve duke mbledhur familjen rreth sofrës. Lefteri Gjoshe dhe Dhurata Thanasi, dy zonja të nderuara, që e duan dhe e jetojnë këtë festë me pasionin e madh të ruajtjes së ritualeve dhe traditave sjellin kujtime në studion e “Rreze Dielli”, receta, zakone dhe aromën e sofrave tona festive. Të dyja mjeshtre të recetave tradicionale dhe ruajtjes së shijeve të vjetra shqiptare, e po ashtu njohëse dhe ndjekëse me përkushtim të ritualeve nga e Premtja e Zezë dhe tryezës së Pashkës, sjellin kujtime e rite që i kemi trashëguar brez pas brezi.

Edhe nëse jeni 70 vjeç, do të dukeni shumë më të rinj vetëm me pak përbërës shtëpie! Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave, për të shmangur rrudhat dhe për të patur një lëkurë rinore, por këto produkte nuk janë të vetmit. Në vend që t’i luftoni vitet me kremra shpesh të kushtueshëm, përse nuk provoni produktet natyrale? A e dini se banania, lëkura e portokallit dhe farat e lirit mund të bëjnë ‘mrekulli’?! Në studion e ‘Rreze Dielli’ në rubrikën ‘Bëje vetë’ Niki me Stela Nikollën realizojmë një maskë botoks natyral për një fytyrë të shndrritshme rinore me vetëm pak përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi. Jepini fytyrës tuaj hidratimin, shkëlqimin dhe freskinë rinore me këtë maskë të shpejtë në kushte shtëpie!