Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë tigani me mish, qepë të njoma dhe vezë /Tavë spinaqi me beshamel / Vezë Pashke me ngjyra të ndryshme natyrale.
Sot ndalemi tek një histori që na frymëzon të gjithëve. Është historia e Arben Shatit, i cili ka vendosur t’i sfidojë limitet e trupit dhe shpirtit të tij. Ai është pjesëtar i ekipit të Alpinizmit dhe Turizmit Malor në Elbasan, dhe prej më shumë se një dekade vrapon në maratona dhe ngjit majat më të larta të botës, nga mali Ararat në Turqi e deri te Kilimanjaro në Afrikë, nga Mont Blanc në Francë deri tek Aconcagua në Argjentinë. Një jetë mes garave, sfidave dhe pasionit për sportin dhe natyrën... ‘Një jetë në garë me veten”, i ftuar në studion e Rreze Dielli, maratonomaku 60-vjeçar Arben Shati rrëfen dhe ndan pasionin e tij, 40 maratona botërore dhe ngjitja e majave më të larta në botë.
Gjuha shqipe hyn në një nga shkollat publike të New York-ut: Një hap historik për komunitetin shqiptar! Një lajm fantastik vjen nga komuniteti shqiptar në New York. Për herë të parë në historinë e këtij qyteti të madh dhe shumëkulturor, gjuha shqipe do të bëhet pjesë zyrtare e një programi dygjuhësh në një shkollë publike. Një arritje që mbart me vete shumë më tepër se sa thjesht mësimin e një gjuhe - është një gur themeli për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore për brezat e rinj. Nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika me studion e “Rreze Dielli”, Drita Gjongecaj, nismëtare e projektit, na tregon më shumë sesi lindi kjo ide dhe si po implementohet realizimi i këtij projekti që na ka bërë me të vërtetë krenarë.