Çfarë nuk duhet të kërkoni në chatgpt / Kujdes nga kërcënimet virtuale, eksperti këshillon…

15 Prill, 13:38

Në një kohë kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë dhe inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në jetët tona, përveç lehtësirave, ajo po krijon edhe rreziqe të reja që deri dje mund t’i imagjinonim vetëm në filma. Një prej tyre është ‘rrëmbimi virtual’ - një mashtrim modern ku AI përdor zërin e një të afërmi tuaj për të kërkuar shpërblim. A mund të ndodhë edhe te ne? Sa të mbrojtur jemi? Dhe çfarë duhet të dimë për t’u mbrojtur? “Kujdes, mos bini pre e panikut”, eksperti Tomi Kallanxhi tregon në studion e Rreze Dielli disa hapa që duhet të ndiqni!