-
VIDEO
'Pjesa e katërt e bashkimit të Shqipërisë është Çamëria’/ Ngjela për Report Tv: Berisha zbaton agjendën greke, por është 'Non Grata' për të marrë pushtetin! Kurti bën lëvizje të gabuara
Avokati Spartak Ngjela komentoi zhvillimet e fundit të raporteve Kosovë-Shqipëri, duke ndërlidhur edhe disa komente në lidhje me qasjen e Kosovës ndaj ndërkombëtarëve. Ngjela u ndal fillimisht te qasja ‘orientale’, sipas tij, e Kurtit dhe e politikës së trashëguar në vitet e fundit.
Ngjela, në lidhje Skype në ‘Studio Live’ në Report Tv, iu përgjigj disa prej pyetjeve të moderatorit Arbër Hitaj mbi raportet e Kurtit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Nga ana tjetër, Ngjela tha se Shqipëria, sipas tij, është pjesë e shkëputur e Ballkanit Perëndimor dhe se në vijim ai parashikon bashkimin e një shteti federativ shqiptar, ku pjesë do të jenë shteti i Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Çamëria.
-
VIDEO
‘Burri më braktisi pse linda vajzat binjake’/Gruaja:Më mbante në hotel, paragjykohesha se…
Çdo femër e di se sa e veçantë është ndjenja e të qenit nënë, dhe për Kimeten, kjo ndjenjë erdhi me shumë shpresë, por edhe me një tragjedi të madhe. Historia që do sjellim sot do na kthejë shumë vite pas, konkretisht në vitin 1969 në qyetin e Lezhës. Kimete Loka është një 78 vjecare e cila do rrëfejë momentet më të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Ishte vetëm 22 vjec ku priste të behej nënë me binjaket e saj vajza. Pas lindjes së vajzës së parë, ajo mëson se foshnja kishte ndërruar jetë. Pavarësisht dhimbjes së thellë që ndjeu, ajo ende lutej për shëndetin e vajzës së dytë… Por ajo shpresë nuk do të zgjaste shumë. Bluzat e bardha e njoftojnë se e porsalindura ka probleme shëndetësore dhe largohen me të …Vetëm dy javë më pas, Kimetja mori lajmin e tmerrshëm se edhe vajza e dytë ndërroi jetë. Gjatë atyre dy javëve atë nuk e kishin lejuar ta takonte vajzën, gjë që solli dyshime në vërtetësin e veprimeve të mjekëve. Edhe pse kanë kaluar 56 vite dhe ajo solli në jetë dy djem, kurrë nuk e harron dhimbjen e humbjes së vajzave… Pavarësisht se si u zhvillua jeta e saj, zemra e Kimetes mbetet e lidhur me ato që nuk arriti kurrë t'i njihte ose ti mbante në krahët e saj… Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Prill 2025 – Receta/ Horoskopi javor/ Shëndeti vaginal, infeksionet mykotike
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me djathë dhe qumësht / Sallatë me kastraveca.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 7-13 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë mund të konsiderohet si java e ndryshimeve të mëdha, një javë tepër e rëndësishme sa i takon fushës profesionale, por dhe fushës sentimentale. “Këtë javë Mërkuri kalon të martën tek Peshqit, në rrugën e duhur dhe gradualisht duke na dhënë mundësinë të rregullojmë çdo gjë në çdo aspekt. Pak kujdes në fushën emocionale, pasi do të ketë shumë pikëpyetje me takimin retrogradë Afërdita -Saturn dhe me Hënën e plotë në Peshore ditën e shtunë”, theksoi Pulla, duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
Në "Bima dhe Shëndeti" në studion e ‘Rreze Dielli’ , me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për 'aleatet' më të mira të femrave, kujdesi në shëndetin vaginal duke u ndalur konkretisht në infeksionet mykotike, ndër sëmundjet më të zakonshme gjinekologjike tek vajzat dhe gratë. Cilat janë tipet e infeksioneve vaginale, shkaqet e shfaqjes së tyre dhe ajo që është më e rëndësishmja, trajtimi që duhet marrë në kohë në mënyrë që ato të mos ripërsëriten dhe të kthehen në kronike. Cilat janë llojet më të zakonshme të infeksioneve dhe a ka një grupmoshë që është veçanërisht e prirur të jetë më e ekspozuar ndaj infeksioneve vaginale? Cilat janë simptomat dhe shenjat më të zakonshme që tregojnë praninë e infeksioneve vaginale? Si mund të parandalohen, si të mbrohemi dhe mënyrat më efikase të trajtimit të tyre, i diskutojmë në Rreze Dielli.
-
VIDEO
Mitër e shëndetshme, kura natyrale për të luftuar Infeksionet
Në "Bima dhe Shëndeti" në studion e ‘Rreze Dielli’ në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për 'aleatet' më të mira të femrave, kujdesi në shëndetin vaginal duke u ndalur konkretisht në infeksionet mykotike, ndër sëmundjet më të zakonshme gjinekologjike tek vajzat dhe gratë. Cilat janë tipet e infeksioneve vaginale, shkaqet e shfaqjes së tyre dhe ajo që është më e rëndësishmja, trajtimi që duhet marrë në kohë në mënyrë që ato të mos ripërsëriten dhe të kthehen në kronike. Cilat janë llojet më të zakonshme të infeksioneve dhe a ka një grupmoshë që është veçanërisht e prirur të jetë më e ekspozuar ndaj infeksioneve vaginale? Cilat janë simptomat dhe shenjat më të zakonshme që tregojnë praninë e infeksioneve vaginale? Si mund të parandalohen, si të mbrohemi dhe mënyrat më efikase të trajtimit të tyre, i diskutojmë në Rreze Dielli.
-
VIDEO
Tarifat doganore të Trump/ Malaj: Ekonomia shqiptare preket indirekt, do ulen të ardhurat reale të konsumatorëve! Të merren masa lehtësuese
Në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, Malaj deklaroi tarifat kanë rritur inflacionin dhe ky faktor mund të ndikojë në uljen e të ardhurave reale të konsumatorëve.
-
VIDEO
Kosovë/ Shkodra për Report Tv: Kurti ka thirrur PDK e LDK për qeveri të gjerë, me Limajn i brishtë! Përçarja me Osmanin e konfirmuar, ja pse s’erdhi Kallas! Serbia s’heq dorë nga kërcënimet
Kosova arrestoi 16 serbë që cenonin sigurinë, Kurti thirri Këshillin e Sigurisë. Qeveria vështirë që të formohet, duhet me bazë të gjerë. E ftuar në emisionin 'Sot, Live në Shqipëri', analistja kosovare Magbule Shkodra. E pyetur nga moderatori Nertil Agalliu, ajo bëri një analizë të situatës aktuale për Report Tv.
-
VIDEO
‘Kujdes zënkat dhe dashuria! Hëna e plotë trondit shenjat e …’/ Horoskopi 7-13 prill nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 7-13 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë mund të konsiderohet si java e ndryshimeve të mëdha, një javë tepër e rëndësishme sa i takon fushës profesionale, por dhe fushës sentimentale. “Këtë javë Mërkuri kalon të martën tek Peshqit, në rrugën e duhur dhe gradualisht duke na dhënë mundësinë të rregullojmë çdo gjë në çdo aspekt. Pak kujdes në fushën emocionale, pasi do të ketë shumë pikëpyetje me takimin retrogradë Afërdita -Saturn dhe me Hënën e plotë në Peshore ditën e shtunë”, theksoi Pulla, duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Dëbora në pranverë/ Anira Gjoni për Report Tv: Problematike për këtë javë janë temperaturat e ulëta dhe ngricat
Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, moti dje na surprizoi me reshjet e dëborës kryesisht në veri dhe juglindje të vendit. Për Report Tv, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha se kjo situatë ishte e pritshme pasi ishte paraljmëruar më herët në fillim të këtij muaji.
-
VIDEO
Byrek me djathë dhe qumësht nga zonja Albana
Byrek me djathë dhe qumësht
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 200 gr djathë i bardhë
- 1 tufë koper
- 200 ml vaj
- 300 ml qumësht
Përgatitja:
Shtrojmë petët në tavë ku në çdo petë vendosim djathë të thërrmuar me kopër dhe yndyrë. Në fund e presim byrekun në katrore dhe e spërkasim bollshëm me qumësht. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Sallatë me kastravec nga zonja Albana
Sallatë me kastravec
Përbërësit:
- 4 kastravecë të vegjël
- 1 spec djegës
- 4 qepë të njoma
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj soja
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë sipas shijes
- Fara susami
Përgatitja:
Në një qese vendosim kastravecat dhe i rrahim me rrahësen e mishit. I presim në feta, presim specin dhe qepët e njoma në disqe, ndërsa majdanozin e grijmë imët. I vendosim përbërësit në një tas dhe krijojmë dresingun me soja, vaj dhe pak lëng limoni. Në fund e spërkasim sallatën me fara susami.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 7 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga ja cilët janë kandidatët që kanë probleme me ligjin te aleanca e Berishës me Elvis Roshin e deri tek Tinka Kurti nuk është braktisur.
-
VIDEO
Stadiumi Dinamo shkëlqimi dhe rrënimi! 1959-2025, historia e arenës sportive, Amarcord
Një nga hapësirat më epike të Tiranës sportive brenda zemrës së qytetit! Ish Stadiumi Dinamo, sot Selman Stermasi, historia e jo vetëm një ngazellimi sportiv dhe futbollistik, por edhe e rritjes së brezave të tërë mes nostalgjisë, imagjinatës dhe realitetit! Cili e krijoi projektin arkitektonik dhe çfarë të veçantash pati ky stadium, kush luajti në të dhe si mbeti fati i kësaj arene deri në ditët tona?