Një gjyshe që kërkon kujdestarin e nipit, 10 vjec, kjo është historia që do të vij e rrëfyer pasditen e sotme në studion e Pa Gjurme. Lindita Lamaj, 55 vjec nga qyteti i Fierit ka dy vite pa e parë nipin e saj, djalin e vajzës… Kjo histori e ka zanafillën në vitin 2015, kur Ermira, vajza e Linditës aso kohe vetëm 20 vjec martohet në Berat dhe sjellë në jetë një foshnje.Marrëdhënia e ciftit nuk ishte e mirë, bashkëshorti e dhunonte Ermirën dhe kur djali ishte vetëm 16 muajsh, 20 vjecarja largohet nga shtëpia pa lajmëruar askënd. 1 vit më pas ajo telefonon mamanë, Linditën duke i thënë se ishte larguar për të punuar… E vërteta qëndronte se Ermira kishte rënë pre e trafikimit, në pamundësi për të komunikuar me familjarët dhe në një gjendje jo të mirë psikologjike. 8 vite keqtrajtime në shtete të ndryshme të Europës… 8 Vite pa parë djalin … Ishte qershor 2024 kur policia zviceriane gjen Ermirën në gjendje kome, e mbuluar me gjak, flokët e prera zero dhe e droguar, në një situatë kritike për jetën. 29 vjecarja arrin të kthehet në Shqipëri me ndihmën e një zonje të panjohur për të dhe familjen. Sot ajo ndodhet në spitalin psikiatrik të Vlorës, në pamundësi për tu kujdesur për veten dhe djalin e saj… Nga ana tjetër 55-vjecarja pretendon se ish bashkëshorti i vajzës nuk është në gjendje të kujdeset për nipin, prandaj fëmija nuk duhet të rri me të… Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv