Supë me thjerrëza të kuqe dhe patate
Përbërësit:
- 200 gr thjerrëza të kuqe
- 2 patate mesatare
- 1 qepë e vogël
- 1 karrotë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 domate ose 1 lgj salcë domatesh
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji rigon / trumzë
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- 1.2 litra ujë ose lëng perimesh
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Lëng limoni për shije (opsionale)
- Majdanoz i freskët për zbukurim
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë karrotën dhe patatet, vijojmë me kaurdisjen për disa minuta, më pas shtojmë domaten e grirë ose salcën e domates. Hedhim thjerrëzat e kuqe të shpëlara, kripën, piperin, rigonin dhe specin e kuq pluhur. I përziejmë mirë duke shtuar ujin ose lëngun e perimeve. E lëmë supën të ziejë në zjarr të ulët për rreth 25-30 minuta, derisa thjerrëzat dhe patatet të zbuten plotësisht. Nëse dëshirojmë një teksturë më kremoze, mund ta kalojmë supën në blender dore. E shërbejmë të ngrohtë me majdanoz të freskët dhe disa pika lëng limoni sipër për një shije më të freskët.