-
VIDEO
Po helmohemi| Rreziku nga pesticidet, BE i ndaloi në Shqipëri vazhdojnë të përdoren
Siguria ushqimore është një nga çështjet më të rëndësishme për shëndetin publik, por në Shqipëri vazhdon të mbetet një problem serioz. Së fundmi, është zbuluar se produkte të eksportuara nga vendi ynë përmbajnë nivele të larta të pesticideve të ndaluara, disa prej të cilave janë ndaluar nga Bashkimi Europian që prej vitit 2020 për shkak të rrezikut të lartë që paraqesin për shëndetin e njeriut. Rasti më i fundit shqetësues është ai i mandarinave shqiptare, të cilat u bllokuan në Kroaci, pasi testimet treguan praninë e chlorpyrifos-it, një pesticid me efekte të rënda neurotoksike. Për më tepër, raportimet tregojnë se gjatë vitit 2024 janë zbuluar shtatë pesticide të ndaluara në produkte të tregut shqiptar, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e institucioneve përgjegjëse dhe masat e kontrollit ushqimor… Cilat janë rreziqet reale për konsumatorët? Si ndikojnë këto pesticide në shëndetin tonë? Çfarë pasojash afatshkurtra dhe afatgjata mund të sjellin në organizëm? Pse vazhdojnë të përdoren substanca të ndaluara, pavarësisht paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare? A mund ta dallojë dhe si, një konsumator i zakonshëm nëse frutat dhe perimet janë të ndotura me pesticide? Për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar se ku qëndron problemi, flasim në studion e "Rreze Dielli" me ekspertin agroushqimor Ilir Pilku.
-
VIDEO
Pufka me qumësht pluhur të sherbetosura nga zonja Albana
Pufka me qumësht pluhur të sherbetosura
Përbërësit:
- 4 filxhanë qumësht pluhur
- 2 lç pluhur pjekës
- 3 vezë
Për sherbetin:
- 1 gotë sheqer
- 1 e 1/2 gotë ujë
- 5-6 gozhdë karafili
- 2 gjethe barbarose
- Lëngu i 1 limoni
Përgatitja:
Bëjmë gati sherbetin duke vendosur në zjarr ujin me sheqerin dhe karafilat. Pasi ka marrë valë shtojmë lëngun e limonit dhe gjethe barbarose. E lëmë sherbetin të ftohet dhe ndërkohë përgatisim pufkat. Rrahim vezët e temperaturës së ambjentit dhe sapo të fillojmë të shkumëzojnë shtojmë qumështin pluhur. Kur masa të bëhet pak si ngjitëse shtojmë pluhurin pjekës. Shtrojmë një letër pjekje në tavë dhe hedhim lugë-lugë të barazlarguara nga njëra-tjetra pufkat. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta. Sapo t'i nxjerrim pufkat nga furra i vendosim të nxehta në sherbet duke i lenë të qëndrojnë 2-3 minuta.
-
VIDEO
Jufka me pulë, tradita dibrane nga zonja Albana
Jufka me pulë, tradita dibrane
Përbërësit:
- 500 gr jufka
- 1 pulë
- 2 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
- 1 domate e grirë
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 1 lugë çaji piper i kuq
- 1 lugë çaji rigon ose erëza sipas dëshirës
- 1 litër lëng pule
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Kaurdisim pjesët e pulës dhe i lëmë të ziejnë me pak lëng për rreth 30-40 minuta, derisa të zbuten. Pasi të jetë gati, kullojmë dhe ruajmë lëngun për më vonë. Në një tigan të madh ose tenxhere, ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën dhe vazhdojmë skuqjen edhe për një minutë. Shtojmë domaten e grirë (ose salcën e domates) dhe e përziejmë mirë. Hedhim piperin e kuq, rigonin, kripën dhe piperin e zi sipas shijes. Vendosim mishin e pulës në tigan, e përziejmë me përbërësit e tjerë, më pas shtojmë rreth 700 ml lëng pule dhe e lëmë të marrë valë së bashku me salcën. Ndërkohë jufkat i kaurdisim pak minuta sa të marrin një ngjyrë të artë ose mund t'i kalojmë në furrë me pak yndyrë. Hedhim jufkat në lëngun e vluar duke i përzier herë pas here që të mos ngjiten. I lëmë të gatuhen për rreth 10-15 minuta dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta.
-
VIDEO
Gjellë me bathë sipas traditës çame nga zonja Albana
Gjellë me bathë sipas traditës çame
Përbërësit:
- 500 gr bathë të freskëta ose të thata
- 1 qepë e madhe
- 3-4 thelpinj hudhër
- 2 domate të pjekura
- 1 tufë kopër ose majdanoz
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë dhe piper i zi sipas shijes
- Lëng limoni (opsionale)
- Ujë ose lëng perimesh
Përgatitja:
Nëse përdorim bathë të thata, i lëmë në ujë të ftohtë për 8–12 orë, pastaj i kullojmë dhe i shpëlajmë mirë. Nëse përdorim bathë të freskëta i pastrojmë duke u hequr fijet anësore dhe më pas i lajmë mirë. Në një tenxhere, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet e tejdukshme dhe e artë. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për 1 minutë që të lëshojë aromën. Shtojmë bathët duke i trazuar për një minutë dhe domatet e grira në rende. Hedhim ujë ose lëng perimesh derisa të mbulohen bathët. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 30–40 minuta, derisa bathët të jenë zbutur dhe lëngu të jetë trashur. Në fund, shtojmë koprën e freskët të grirë imët dhe e përziejmë mirë. Nëse dëshirojmë shtojmë pak lëng limoni për t’i dhënë më shumë shije dhe freski.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Kujtim Gjuzi i koalicionit madhështor mori vetëm 2 vota si kandidat për deputet te pesticidet kancerogjene të ndaluara në Europë tregtohen në Shqipëri e deri tek Vllaznia me ritëm kampioni.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit në Report Tv: PS fiton më 11 maj me 50.5% të votave! Rama çon Shqipërinë në BE e garanton drejtësinë! Berisha forcë e dytë, por në pikiatë, 59% s’i besojnë! Ja renditja e të vegjëlve
Kur kanë mbetur 45 ditë nga momenti kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re, Instituti prestigjoz Italian i statistikave ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv, sjellin rezultatet e sondazhit të tretë. Shqiptarët i besojnë Ramës e PS-së si e vetmja forcë që mund të çojë para vendin dhe ta integrojë në Bashkimin Europian. Rritet mosbesimi tek Berisha e partitë e tjera.
-
VIDEO
Spahiu: Partitë e reja kanë përgjegjësi historike që nuk u bashkuan si Pol i Tretë! Hyrja në BE varet nga konjukturat gjeopolitike
Juristi Kreshnik Spahiu shprehet i zhgënjyer nga partitë e vogla dhe thekson se edhe sondazhet e tregojnë këtë. Pavarësisht se në shifra vlerësohen me 14%, kjo shifër fatkeqësisht nuk mund të përkthehet në mandate, pasi këto forca të reja janë të përçara.
Sipas Spahiut, këto parti dhe kryetarët e tyre po humbasin shansin historik për të ndryshuar estabilishmentin politik në tre dekada, duke mos u bashkuar dhe maksimalizuar votën, për ta përkthyer në mandate deputetësh, deri në 20 vende, kurse në formatin aktual rrezikojnë të mos marrin dot as edhe 1 mandat.
“Duhet të biem dakord për një mënyrë reflektimi dhe besimi që ka populli të partitë e reja, apo është urrejtja që ka ndaj të vjetrat dhe del ky 14%. Këto parti kanë përgjegjësi historike para shqiptarëve, që i hoqën mundësinë Shqipërisë për të reformuar Parlamentin në 11 maj. Ai 14% nuk do kthehet dot në 20 deputetë për të riformatuar parlamentin se u përçanë, pasi nuk do marrin dot as një mandat. Pra ato nuk mund të bëhen dot si Vetëvendosja, siç bëri edhe Albin Kurti.
-
VIDEO
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Hoxha: Berisha është i pabesueshëm, ka oshilacione dhe ‘fatura’! Sefa: kanë rënë të dy kampet! Kikia: Rënie shifrash! Deda: Ka zhgënjim
Si e komentojnë sondazhin në Report Tv të ftuarit e 'Frontline'Në panelin e ‘Ftontline’ ishin gazetarët Mentor Kikia, Poli Hoxha, Reldar Deda dhe Indrit Sefa. Çfarë mendojnë për Berishën dhe Ramën, mazhorancën dhe opozitën
-
VIDEO
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve
Juristi Kreshnik Spahiu e shikon si shumë realist sondazhin dhe pyetësorin e ‘Piepolit’ në Report Tv. Ai tha se shifrat e zhgënjimit qytetar (51% të zhgënjyer) përkojnë me situatën politike, sociale dhe ekonomike që përjeton vendi. Ashtu sikurse edhe shifrat 65% që nuk besojnë Berishën dhe opozitën
-
VIDEO
Brahimllari: Opozita kërkon të shkrijë SPAK! PS kërkon fitore të thellë për pasaportën europiane! Vota për partitë e reja e shkuar dëm, prisja shumë nga ato
Ish-anëtari i partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari, aktualisht i afruar te Partia Socialiste dhe kandidat i saj në Tiranë për listat e hapura në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shprehet se partitë e reja nuk japin optimizëm te qytetarët me mënyrën elektorale se si kanë vepruar dhe për më tepër përzgjedhjen politike në lista.
Ai nuk preferoi të komentonte lëvizjet e Lulzim Bashës me video-postimet virtuale si trend elektoral i rrjeteve sociale.
Sinjalet që PS dha me gjeneratën e re dhe përfshirjen e saj, ishin të mjaftueshme për Brahimllarin që të braktiste pas kaq shumë vitesh opozitën që nuk reflektonte pas humbjeve dhe t’i bashkohej mazhorancës.
-
VIDEO
Brahimllari për Report Tv: Meta dhe PL janë e shkuara! PS makineri votash dhe e disiplinuar, opozita është mbyllur në lista me njerëz besnikë, ka përjashtuar figurat dhe s’ka reflektim
'Studio Live' në Report Tv/ Për Endrit Brahimllarin, e kaluara e tij tek Partia e Lirisë ka mbetur në të shkuarën dhe gjithashtu kryetari i saj Ilir Meta, që edhe pse e ka akuzuar, shprehet se koha do e zbardhë të vërtetën se këto akuza nuk qëndrojnë. Pse zgjodhi PS-në dhe çfarë mendon për opozitën e përçarë
-
VIDEO
Juristi Romeo Kara: Berisha kriminel, s’mund të drejtojë një parti! Denoncon Alesia Balliu: Pazare Boçi- Noka në Shkodër, 700 mijë euro për listën e mbyllur
Juristi Romeo Kara, hodhi akuza të forta ndaj Berishës të cilin e cilësoi si kriminel që bënë pazare me fushatën. Teksa u ndal tek partitë e reja, Kara tha se partitë e reja nuk kanë vizion dhe nuk do të marrin vota në zgjedhjet e 11 majit.