-
VIDEO
Trajtimi i Kancerit të Gjirit me teknikat më të avancuara në Spitalin Hygeia! Kirurgia në Klinika 24
Për trajtimin e kancerit të gjirit ne Spitalin Hygeia por edhe në një bisedë për profesionin dhe filozofinë për jetën do të jemi me kirurgen e gjirit Edlira Rehovica, këtë të shtunë në emisionin Klinika 24…
-
VIDEO
Akuzat e Berishës për falsifikim dokumenti, Ardit Bido në Report TV: Ai është i mikrofilmuar në arkivë që në 2001, sulme të frymëzuara nga Fredi Beleri
Sulme të frymëzuara nga Fredi Beleri i cilësoi kandidati i PS në Vlorë, Ardit Bido sulmet e Berishës se Bido ka falsifikuar dokumente arkivore.
I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se deklarata e Berishës është mashtrim, pasi sipas tij ai dokument është mikrofilmuar në vitin 2001, në kohën kur kryeministër ishte Ilir Meta.
‘Për mua këto janë sulme të frymëzuara nga Beleri dhe Berisha mbi element të paqenë. Sepse është kaq i thjeshtë kundër argumenti që kam, dokumenti që ai doli dhe tha që un e kam futur në arkiv është i mikrofilmuar që nga viti 2001 dhe ai ka qenë në arkivë nga 2001. Kjo tregon shpifje të nivelit të ulët, në 2001 ka qenë kryeministër Ilir Meta dhe unë s’mund të fusja në arkivë një dokument të tillë. Berisha nxori një tymnajë nga hiçi dhe pa e ditur se ky dokument gjendej në arkivë. Po Beleri kishte kohë që ishte zhdukur dhe nuk shfaqej në asnjë gjyq për shpifjen që ka bërë ndaj meje, por u shfaq tani kur unë jam në fushatë.
-
VIDEO
28 Mars 1990, shpërthimi me dinamit i Stalinit në Tiranë! Esencë-Report Tv
Në orën 20:30 të datës 28 Mars 1990, dëgjohet një shpërthim marramendës në zemër të Tiranës! Bujar Nallbani bashkë me nipin e tij Gazmend Llanaj i vënë dinamit shtatores së Stalinit në Parkun Rinia! 35 vite më pas, 28 Mars 2025, Bujar Nallbani rrëfen në Esencë jetën dhe frikën e atyre ditëve. Çfarë ndodhi, si e fshehu regjimi ngjarjen dhe çfarë i tha Sali Berisha Nallbanit për atë akt?!
Esencë, çdo të premte, ora 21:00 në Report Tv. -
VIDEO
Eduart Ndocaj: Berisha duhet të ishte në burg te 313-ta dhe jo në fushatë, antishqiptar që ndihmoi serbët! Të hetohen krimet e tij që nga 1991, përfshi dhe aksidentin e Olldashit
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, duhet të ishte në burg te 313-a dhe jo në fushatë elektorale për të kërkuar rikthimin e tretë në pushtet në këto tre dekada.
Kështu u shpreh ish-deputeti ‘kaubojs’ Eduart Ndocaj, i ftuar sot (28 mars) në ‘Studio Live’ të Report Tv.
Me anë të një lidhjeje Skype nga Italia, ai komentoi zhvillimet e fundit politike, teksa kërkoi që SPAK të hetonte të gjithë veprimtarinë antikombëtare të Berishës që nga vrasjet e 2 prillit në Shkodër mbi tre dekada më parë, Gërdeci, 21 janari, furnizimi i makinerisë ushtarake të Millosheviçit me naftë dhe kundër Kosovës e deri te aksidenti misterioz i ish-deputetit dhe ministrit Sokol Olldashi, në vitin 2013 në Krrabë të Tiranës.
-
VIDEO
‘Lista e Berishës me shumë kandidatë që janë të Sorosit!’ Gjuzi parashikon fitore ‘madhështore’, mesazhe të koduara Ramës e Bashës: I kanë qejf videot sepse...
Kujtim Gjuzi, kreu i Konservatorëve, tha për 'Studio Live' në Report Tv se: Në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së së Sali Berishës ka shumë emra që janë të Soros dhe për këtë është informuar edhe presidenti amerikan Donald Trump!
-
VIDEO
‘Jam me atë që dua’/Gjendet e mitura,flet i dashuri:S’e kthej nëse nuk tërhiqet denoncimi
Gjendet një muaj pas zhdukjes adoleshentja nga Korça, V.H. e cila u kërkua pak ditë më parë nga i vëllai në emisionin “Pa Gjurmë”. Në një video-call me moderatoren Odeta Dume, 15-vjeçarja tregoi arsyet e largimit nga shtëpia ndërsa ndodhej me të dashurin por nuk tregoi një vendndodhje të saj. Ajo u shpreh se pas vdekjes së babait, kishte patur konflikte me të vëllanë, Serxhio Hoxhën ndërsa ishte detyruar që të merrte këtë vendim për t’u larguar pa gjurmë. V.H: Përshëndetje si je ti? Odeta Dume: Po çfarëa ka ndodhur, pse ke ikur kështu nga shtëpia dhe i ke bërë merak të gjithë? V.H: Si erdhi vdekja e babait tim, unë e kisha pikë të dobët dhe vëllai më largonte. Dita-ditës më thoshte: “Ti nuk ke shtëpi këtu”. Ndaj unë e detyrova djalin që kam sot që të më merrte se nuk kisha ku të jetoja. Odeta Dume: Ju keni bërë konflikte, debate me njëri-tjetrin? V.H: Po, unë dita-ditës futesha gjithmonë në stres, e shqetësoja veten time me këto fjalë. Odeta Dume: Por ti aktualisht në çfarë vendi ndodhesh? V.H: Vendin s’mundem që ta tregoj! Odeta Dume: Nëse ti je me një person që të do, përse ke frikë të tregosh vendin ku je? V.H: Po se janë hapur probleme, janë bërë më të mëdha. I hap probleme edhe djalit që kam në krah. E dua shumë se më ka përkrahur në atë moment që s’kisha përkrahje prej asnjë njeriu. Në qoftë se shkoj në shtëpinë time dhe takoj vëllanë, a mbyllen këto muhabete? Odeta Dume: Po sigurisht V... Ma jep fjalën që do shkosh tek vellai? V.H: Ta jap fjalën si nënën time! Gjithashtu gjatë bisedës foli edhe partneri i adoleshentes, i cili kërkoi që të tërhiqej denoncimi i bërë nga i vëllai në mënyrë që ai t’i kthente të motrën në shtëpi. Odeta Dume: Përshëndetje! Partneri i 15-vjeçares: Përshëndetje! Odeta Dume: Unë nuk dua të të tremb, por thjesht fakti që kjo vajzë që ti mban në shtëpi kërkohet nga policia, edhe ti punët nuk i ke fort mirë. Partneri i 15-vjeçares: Në qoftë se unë shkoj në polici e di që do jem brenda. Edhe brenda të shkoj për këtë vajzë, unë prapë nuk e lë. Se unë përderisa e mora, nuk e kam marrë ta lë rrugëve, por e kam marrë për shtëpi. Në qoftë se vëllai e tërheq denoncimin, do ta çoj në shtëpi. Odeta Dume: Zoteri ... ke marrë një 15-vjeçare dhe dënohesh për këtë gjë. Është një vëlla që e ka motrën e humbur dhe ti e ke për detyrë të shkosh tek dera, t’i trokasësh edhe t’ja dorëzosh motrën. Dhe motra të flasë me vëllanë e më pas të vendosni se çfare do bëni. Por jo ti të vesh kusht: “Hiq denoncimin”. V.H rezultonte e zhdukur që prej datës 2 mars të këtij viti. Ajo ishte larguar nga shtëpia pas vdekjes së babait ndërsa kishte braktisur edhe bashkëshortin e saj, me të cilin ishte martuar në një moshë të vogël, 13 vjeçe. Fatmirësisht pasditen e sotme (28 mars) ajo premtoi se do të kthehej në shtëpi dhe do të ribashkohej me të vëllanë i cili prej një muaji ishte në merak për fatin e saj.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Mars 2025 – Receta/ Pesticidet në fruta perime/ ‘Bëje vetë’, Maska natyrale
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jufka me pulë, tradita dibrane / Gjellë me bathë sipas traditës çame / Pufka me qumësht pluhur të sherbetosura.
Siguria ushqimore është një nga çështjet më të rëndësishme për shëndetin publik, por në Shqipëri vazhdon të mbetet një problem serioz. Së fundmi, është zbuluar se produkte të eksportuara nga vendi ynë përmbajnë nivele të larta të pesticideve të ndaluara, disa prej të cilave janë ndaluar nga Bashkimi Europian që prej vitit 2020 për shkak të rrezikut të lartë që paraqesin për shëndetin e njeriut. Rasti më i fundit shqetësues është ai i mandarinave shqiptare, të cilat u bllokuan në Kroaci, pasi testimet treguan praninë e chlorpyrifos-it, një pesticid me efekte të rënda neurotoksike. Për më tepër, raportimet tregojnë se gjatë vitit 2024 janë zbuluar shtatë pesticide të ndaluara në produkte të tregut shqiptar, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e institucioneve përgjegjëse dhe masat e kontrollit ushqimor… Cilat janë rreziqet reale për konsumatorët? Si ndikojnë këto pesticide në shëndetin tonë? Çfarë pasojash afatshkurtra dhe afatgjata mund të sjellin në organizëm? Pse vazhdojnë të përdoren substanca të ndaluara, pavarësisht paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare? A mund ta dallojë dhe si, një konsumator i zakonshëm nëse frutat dhe perimet janë të ndotura me pesticide? Për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar se ku qëndron problemi, flasim në studion e "Rreze Dielli" me ekspertin agroushqimor Ilir Pilku.
Në rubrikën ‘Bëje Vetë’ me Stela Nikolla si gjithmonë fokusohemi te maskat natyrale për fytyrën por jo vetëm, duke sjellë receta të thjeshta dhe efektive për një lëkurë të shëndetshme, Cilët përbërës janë më të mirë për llojin tuaj të lëkurës dhe si mund t’i përgatisni në shtëpi? Zbulojmë bashkë sekrete të bukurisë natyrale. Ja maskat dhe truket natyrale të sugjeruara: Maskë natyrale për një lëkurë të butë fytyre, të hidratuar dhe plot shkëlqim / Skrab për buzët, për zbutjen e tyre dhe rritjen e volumit natyralisht / Sapun me vete për fëmijët, vetëm me dy përbërës.
-
VIDEO
Takimi në Kretë/ Balla për Report TV: Nesër bëhen bashkë të gjithë shqiptarët pa asnjë dallim, të majtë apo të djathtë! Në Milano përmbyllim turin e diasporës
Balla deklaroi se në takimin e nesërm në Kretë, do të bëhen bashkë të gjitha shqiptarët pa dallim partiak. Ai gjithashtu bëri të ditur se me Milanon pritet të përmbyllet edhe turi i diasporës.
-
VIDEO
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Analisti Lapardhaja: Më 11 maj Berisha do marrë më pak se Basha në 2021, fatkeqësi ku e kantandisi PD-në
Në një lidhje me skype me emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja analizon shifrat e sondazhit të institutit prestigjoz Italian “Piepoli’ transmetuar mbrëmjen e djeshme në Report Tv.
-
VIDEO
Certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, analistja për Report Tv: Shpresoj që liderët të jenë të matur! Kurti të ketë kujdes me afatet kohore, do të ishte fatkeqësi për vendin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë certifikoi një ditë më parë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në shkurt. Magbule Shkodra tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se deputetët do të marrin detyrën pasi të bëhet konstituimi i kuvendit dhe më pas deputetët të bëjnë betimin.
-
VIDEO
Mos i bëni këto gabime kur bleni fruta perime| Si të dallojmë pesticidet, ja çfarë thotë eskperti
Siguria ushqimore është një nga çështjet më të rëndësishme për shëndetin publik, por në Shqipëri vazhdon të mbetet një problem serioz. Së fundmi, është zbuluar se produkte të eksportuara nga vendi ynë përmbajnë nivele të larta të pesticideve të ndaluara, disa prej të cilave janë ndaluar nga Bashkimi Europian që prej vitit 2020 për shkak të rrezikut të lartë që paraqesin për shëndetin e njeriut. Rasti më i fundit shqetësues është ai i mandarinave shqiptare, të cilat u bllokuan në Kroaci, pasi testimet treguan praninë e chlorpyrifos-it, një pesticid me efekte të rënda neurotoksike. Për më tepër, raportimet tregojnë se gjatë vitit 2024 janë zbuluar shtatë pesticide të ndaluara në produkte të tregut shqiptar, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e institucioneve përgjegjëse dhe masat e kontrollit ushqimor… Cilat janë rreziqet reale për konsumatorët? Si ndikojnë këto pesticide në shëndetin tonë? Çfarë pasojash afatshkurtra dhe afatgjata mund të sjellin në organizëm? Pse vazhdojnë të përdoren substanca të ndaluara, pavarësisht paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare? A mund ta dallojë dhe si, një konsumator i zakonshëm nëse frutat dhe perimet janë të ndotura me pesticide? Për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar se ku qëndron problemi, flasim në studion e "Rreze Dielli" me ekspertin agroushqimor Ilir Pilku.
-
VIDEO
Bëje vetë | Vetëm 5 minuta me produke që ke në shtëpi realizo scrubet dhe maskat më të mira