Pa Gjurme-'Të qëndroje te burri,s'të pranoj në shtëpi'/ 7 vite pa folur,nënë-bijë:Më dh*nonte e më..

31 Mars, 18:28

 

Një histori e dhimbshme u trajtua pasditen e some nga nëna e dy fëmijëve, Ylema Dulaj, që ka ngelur pa strehë dhe pa mbështetje. U martua me mblesëri me një burrë 20 vite më të madh. Fillimet e martesës me bashkëshortin Gramoz Lamaj, në kujtesën e 30 vjeçares kanë qenë të qeta. Problemet e ciftit nisën vetem 2 muaj më pas, kur Ylemaja kuptoi se ai luante bixhoz dhe të gjitha lekët i linte atje. Problemet që ish bashkëshorti kishte me përdorimin e alkoolit, bënë që debatet të degjeneronin deri në atë pikë që ai e dhunoi dhe foshnjen 4 muajshe tentoi ta hidhte nga dritarja... Ky ishte momenti që 30 vjecarja vendosi ta denonconte, dhe një vit pas kësaj ngjarje ajo iu drejtua dyerve të gykatës për zgjidhjen e martesës. Nena e re, shkoi te familja e saj për të kërkuar mbështetje. Por nuk ndodhi sic e priti.... Ata e refuzuan kthimin e vajzës në shtëpi, duke i kthyer shpinën. Ka 7 vite që 30 vjecarja është divorcuar dhe po rrit e vetme fëmijët e saj.