Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Mars 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Mpirja e duarve, shkaktarët & trajtimi

31 Mars, 15:49

Zonja Albana solli një recetë të shpejtë dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Brushtull, Dredhanik me arra.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Prill, përkatësisht 31 mars – 6 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër dinamike ku Neptuni në Dash dhe Mërkuri në retrogradë sjellin zhvillime të stuhishme. “Kjo javë shënon fenomene intensive astrologjike, me Neptunin që hyn në Dash për një periudhë 14-vjeçare, duke ndikuar në vizionet dhe aspiratat kolektive. Mërkuri kthehet në mënyrë retrogradë te Peshqit, duke sjellë paqartësi në komunikime. Aspektet e favorshme të Saturnit dhe Uranit ofrojnë baza të forta, ndërsa Marsi do të rrisë vendosmërinë dhe veprimin”, theksoi Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

Të paktën një herë në jetë të gjithë mund të kemi përjetuar ndjesinë e mpirjes së duarve. Mpirja e duarve është një ndjesi e çuditshme që mund të ndodhë në duar, gishta, ose ndonjëherë në gishta dhe krah, e cila shpesh përshkruhet si një ndjesi 'nxehtësie' ose 'gjembash', dhe mund të shoqërohet me humbje të ndjeshmërisë. Kjo ndjesi shpesh mund të jetë e përkohshme, por në disa raste mund të jetë një shenjë e një problemi të shëndetit. Cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme që mund të shkaktojnë mpirjen e duarve? Nëse mpirja është përkohshme dhe kalon shpejt ajo mund të mos jetë shqetësuese, por nëse ajo përsëritet apo zgjat shumë mund të jetë sinjal i një problemi shëndetësor. Pikërisht në lidhje me këtë temë, çfarë 'fshihet' pas mpirjes së duarve, flasim me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në “Rreze Dielli”, i cili na tregon shkaqet që sjellin mpirje të duarve dhe disa trajtime natyrale.