• VIDEO

    'U shokova nga letra,nusja me vajzat kishin ikur’/53-vjeçari:Ku gabova që më dënuat kështu

    Pasditen e sotme një 53-vjeçar nga Tirana mbërriti me urgjencë në emisionin “Pa Gjurmë” për të denoncuar largimin e gruas dhe dy vajzave të tij, përkatësisht 27 dhe 26-vjeçare. Ai tregoi se largimin e tyre nëna dhe dy vajzat e kishin njoftuar me anë të një letre ku gjithashtu kishin ngritur disa akuza për të atin dhe ishin shprehur se ishin larguar jashtë vendit. 53-vjeçari i mohoi të gjitha akuzat e ngritura pasi sipas tij në familje nuk ka ushtruar kurrë dhunë. Ai iu drejtua gruas dhe dy vajzave të tij me një mesazh… t’i përgjigjen në telefon dhe të gjitha arsyet t’ia thonë në sy.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Mars 2025 – Receta/ Horoskopi i muajit Prill/ Këshilla pastrimi/ Kujdesi për lulet & bimët fatsjellëse

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Menemen, tavë me domate dhe vezë / Supë me bullgur.

    Në studion e “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Prill për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla do të jetë një muaj bombastik dhe mjaft vendimtar, efektet e të cilit do të ndjehen deri në Tetor. "Ky muaj është muaji më intensiv që shoqëron ardhjen e pranverës, por që duket se do të nisë disi me hezitim. Mërkuri deri më 6 prill dhe Afërdita deri më 13 prill do të jenë në retrogradë, duke ndezur situatën nga e kaluara dhe duke ndikuar në takime, diskutime dhe marrëdhënie. Pas mesit të muajit 'skena' ndryshon, Mërkuri dhe Marsi kalojnë në shenjat e zjarrit, respektivisht në Dash dhe Luan, ndërsa Marsi kthehet në rrugën e duhur, iniciativa fillon të zërë një vend përsëri në jetën tuaj. Mundohuni të shfrytëzoni çdo mundësi dhe energjinë që fshihni brenda vetes! Afërdita, nga ana tjetër, gjatë gjithë muajit Prill do të qendrojë në shenjën e Peshqëve, duke hasur në mënyrë të njëpasnjëshme planetë të mëdhenj në rrugën e saj, ju sfidon t'i qaseni marrëdhënieve tuaja me seriozitet, por edhe me një frymë çlirimi dhe e gjithë kjo pa pakësuar ndjenjat që ndjeni për të tjerët", theksoi Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.

    Këshilla si të pastrojmë thjesht dhe në mënyrë perfekte shtëpinë dhe çdo ambjent tjetër. Në ‘Rreze Dielli’ ndajmë një bisedë plot këshilla me sipërmarrësin Rigers Rusi, i cili është mjaft i njohur në rrjetet sociale me këshillat që ndan falas për pastrimin. Është shumë e domosdoshme për të marrë këshillat e duhura, ndaj Rigersi na tregon se ku gabojnë pjesa më e madhe e zonjave dhe si duhet ndarë pastrimi i shtëpisë me kategori për t'a bërë punën më shpejt, më mirë dhe më cilësisht. Gabimi i parë sipas tij nis me pastrimin e parketit, çfarë duhet të kemi kujdes...Tregojmë cila është mënyra e duhur e fshirjes dhe e larjes së parketit. Gjithashtu japim këshilla si të pastrojmë tualetin që ai të jetë super i pastër, të mos ketë baktere në të dhe mbi të gjitha si të shpëtojmë dyert e tualetit sepse gjithmonë pjesa më e madhe gabojnë me to.

    Bimët janë shumë më tepër sesa një element estetik në shtëpi apo zyra. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit, humorin dhe shëndetin tonë. Megjithatë, jo të gjithë arrijnë t’i mbajnë bimët e tyre të lulëzuara – shpesh ato vyshken ose nuk rriten siç duhet. Cilat janë arsyet kryesore për këtë dhe si mund t’i kujdesemi më mirë për to? Përveç aspektit të kujdesit, bimët kanë edhe një ndikim të fortë në energjinë e një ambienti. Sipas praktikës Feng Shui, disa prej tyre sjellin fat, shëndet, para dhe mirëqenie, ndërsa bimët e vyshkura mund të ndikojnë negativisht në harmoninë e shtëpisë. Nga ana shkencore, studimet kanë treguar se bimët ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe përmirësojnë përqendrimin, duke i bërë hapësirat e brendshme më të shëndetshme dhe produktive. Por si duhet të kujdesemi për to? Kur është momenti i duhur për të ndërruar dheun apo për të fertilizuar bimët që të rriten më mirë? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Eva Ikonomin, e apasionuar pas luleve dhe kujdesit shtëpiak.

  • VIDEO

    Kurti ra pre e 'kurthit' të dy komedianëve rusë, Elezi në Report Tv: Informacionet mund t’i përdorin si shantazh ndaj Kosovës, ka ndërhyrje, biseda është më e gjatë

    Lidhur me bisedën me dy komedianët rus që kryeministri Kurti ra pre e tyre, sepse mendonte se po fliste me kryeministrin e Letonisë, analisti Bedri Elezi, u shpreh se gjatë kësaj bisede mund të jenë ndarë informacione sekrete të cilat sipas tij, ata mund t'i përdorin kundër Kosovës.

  • VIDEO

    Ja bimët që ju sjellin para në shtëpi / Një nga këto duhet ta kesh patjetër!

    Bimët janë shumë më tepër sesa një element estetik në shtëpi apo zyra. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit, humorin dhe shëndetin tonë. Megjithatë, jo të gjithë arrijnë t’i mbajnë bimët e tyre të lulëzuara – shpesh ato vyshken ose nuk rriten siç duhet. Cilat janë arsyet kryesore për këtë dhe si mund t’i kujdesemi më mirë për to? Përveç aspektit të kujdesit, bimët kanë edhe një ndikim të fortë në energjinë e një ambienti. Sipas praktikës Feng Shui, disa prej tyre sjellin fat, shëndet, para dhe mirëqenie, ndërsa bimët e vyshkura mund të ndikojnë negativisht në harmoninë e shtëpisë. Nga ana shkencore, studimet kanë treguar se bimët ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe përmirësojnë përqendrimin, duke i bërë hapësirat e brendshme më të shëndetshme dhe produktive. Por si duhet të kujdesemi për to? Kur është momenti i duhur për të ndërruar dheun apo për të fertilizuar bimët që të rriten më mirë? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Eva Ikonomin, e apasionuar pas luleve dhe kujdesit shtëpiak.

  • VIDEO

    Ja gabimet që bëni me punët e shtëpisë/ Truke e sekrete të shpejta nga eksperti i pastrimit

    Këshilla si të patrojmë thjesht dhe në mënyrë perfekte shtëpinë dhe çdo ambjent tjetër. Në ‘Rreze Dielli’ ndajmë një bisedë plot këshilla me sipërmarrësin Rigers Rusi, i cili është mjaft i njohur në rrjetet sociale me këshillat që ndan falas për pastrimin. Është shumë e domosdoshme për të marrë këshillat e duhura, ndaj Rigersi na tregon se ku gabojnë pjesa më e madhe e zonjave dhe si duhet ndarë pastrimi i shtëpisë me kategori për t'a bërë punën më shpejt, më mirë dhe më cilësisht. Gabimi i parë sipas tij nis me pastrimin e parketit, çfarë duhet të kemi kujdes...Tregojmë cila është mënyra e duhur e fshirjes dhe e larjes së parketit. Gjithashtu japim këshilla si të pastrojmë tualetin që ai të jetë super i pastër, të mos ketë baktere në të dhe mbi të gjitha si të shpëtojmë dyert e tualetit sepse gjithmonë pjesa më e madhe gabojnë me to.

  • VIDEO

    Stuhia po vjen | ‘Muaj bombastik, efektet deri në Tetor’ / Horoskopi i Prillit nga Jorgo Pulla

    Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Prill për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla do të jetë një muaj bombastik dhe mjaft vendimtar, efektet e të cilit do të ndjehen deri në Tetor. "Ky muaj është muaji më intensiv që shoqëron ardhjen e pranverës, por që duket se do të nisë disi me hezitim. Mërkuri deri më 6 prill dhe Afërdita deri më 13 prill do të jenë në retrogradë, duke ndezur situatën nga e kaluara dhe duke ndikuar në takime, diskutime dhe marrëdhënie. Pas mesit të muajit 'skena' ndryshon, Mërkuri dhe Marsi kalojnë në shenjat e zjarrit, respektivisht në Dash dhe Luan, ndërsa Marsi kthehet në rrugën e duhur, iniciativa fillon të zërë një vend përsëri në jetën tuaj. Mundohuni të shfrytëzoni çdo mundësi dhe energjinë që fshihni brenda vetes! Afërdita, nga ana tjetër, gjatë gjithë muajit Prill do të qendrojë në shenjën e Peshqëve, duke hasur në mënyrë të njëpasnjëshme planetë të mëdhenj në rrugën e saj, ju sfidon t'i qaseni marrëdhënieve tuaja me seriozitet, por edhe me një frymë çlirimi dhe e gjithë kjo pa pakësuar ndjenjat që ndjeni për të tjerët. Hëna e plotë më 13 prill zmadhon dallimet në shprehjen individuale në lidhje me bashkëjetesën tonë me të tjerët. Ajo ngre pyetjen nëse mund të jeni vetvetja në lidhjen apo martesën tuaj, duke mbështetur gjithashtu nevojat dhe aspiratat e të dashurit apo të dashurës tuaj", theksoi Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.

  • VIDEO

    Menemen, tavë me domate dhe vezë nga zonja Albana

    Menemen, tavë me domate dhe vezë

    Përbërësit:

    • 4 vezë
    • 3 domate të pjekura mirë
    • 1 qepë mesatare
    • 1 spec jeshil ose i kuq
    • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë çaji spec të kuq pluhur
    • Kripë dhe piper i zi sipas shijes
    • Majdanoz i freskët për shërbim
    • Djathë i bardhë ose kaçkavall (opsionale)

    Përgatitja:

    Ngrohim vajin e ullirit në një tigan ose tavë dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet (rreth 2-3 minuta). Shtojmë specat dhe i kaurdisim për disa minuta derisa të zbuten. Më pas shtojmë domatet e grira në tigan. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe spec të kuq pluhur sipas dëshirës. E lëmë të gatuhet në zjarr të mesëm për 8–10 minuta, derisa domatet të lëshojnë lëngun dhe të krijohet një salcë e trashë. Pasi salca të jetë gati, bëjmë disa gropëza të vogla në të dhe thyejmë vezët mbi salcë, duke i lënë të plota ose duke i trazuar lehtë për një efekt omlete. E mbulojmë tavën dhe i lëmë vezët të piqen për 3–5 minuta. Sipas dëshirës mund të shtojmë pak djathë kaçkavall dhe majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Supë me bullgur nga zonja Albana

    Supë me bullgur

    Përbërësit:

    • 1 filxhan çaji bullgur
    • 1 qepë e vogël
    • 1 karotë
    • 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
    • 1 lgj salcë domatesh ose 1 domate e pjekur
    • 1 lugë çaji piper të kuq
    • 1.2 litra lëng mishi ose perimesh
    • Kripë dhe piper sipas shijes
    • Majdanoz ose kopër të freskët
    • Lëngu i 1 limoni për servirje

    Përgatitja:

    Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë karotën dhe vijojmë me kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtojmë salcën e domates ose domaten e grirë dhe e përziejmë mirë. E lëmë të ziejë për 2 minuta që të lidhen shijet. Më pas shtojmë bullgurin duke e trazuar, hedhim lëngun e mishit ose të perimeve. E lëmë supën të ziejë në zjarr të mesëm për rreth 15 minuta, derisa bullguri të zbutet dhe supa të trashet pak. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e shërbejmë supën të ngrohtë, spërkatur me majdanoz ose kopër të freskët sipër dhe pak lëng limoni për freski.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 mars 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga urdhri i Trump, amerikanët kthehen në SPAK e ekspertët e OPDAT në GJKKO te parazitët që po vijnë e deri tek Berisha kërkon ndihmë nga Policia kundër Bashës.

  • VIDEO

    ‘Repolitix’/ Valteri: PS mbështet SPAK, Berisha përdori drejtësinë për mbrojtjen e Metës dhe vrasësve të 21 Janarit! Kthupi: OPDAT jep asistencë! Galdini: Politikanët shqiptarë, kukulla

    Amerikanët nuk ikën asnjëherë nga Prokuroria e Posaçme dhe mbështetja e tyre ndaj reformës në drejtësi dhe konsulenca tek hetuesit shqiptarë do të vijojë. Ky ishte mendimi i të ftuarve të sotëm në panelin e ‘Repolitix’ në Report Tv, Halit Valteri, Rezart Kthupi, Endri Tafani dhe Arian Galdini

    • VIDEO

      Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

      Ndërsa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, kalkulimet kanë filluar për rezultatet apo projeksionet e mundshme.

      Edhe video-postimet virtuale të kryeministrit Edi Rama dhe ironitë për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën janë një strategji politike me qëllime në funksion të votave duke bërë faktor njërin dhe kundërvënia ndaj të djathtëve, për t’i përçarë.

      Arian Galdini theksoi se Rama po përdor një nga postulatet elektorale të presidentit Donald Trump në presidencialet e para, më 2016: “Do e thajmë kënetën!”.

      Postimet me Bashën ai i cilëson si një faktor opozitar për të krijuar diversione politike brenda opozitës.

      “Ajo që nuk është kapur si detaj i veçantë dhe nuk ka rënë në sy është fakti se Rama po përdor një nga parullat dhe postulatet e presidentit Donald Trumpqë përdori në zgjedhjet evitit 2016: “Të thajmë kënetën!”.

      Rama po bën një fushatë Trumpiste. Ai po bën një lojë bashkë me Sali Berishën në fushatën e tij. I leverdis kjo situatë, duke luajtur edhe me idenë e mbështetjes së SPAK. Listat e hapura janë përalla më e madhe e përhapur në demokraci. Imagjino se çfarë fusin në lista këta. Ai po luan me kundërshtarët që kanë rënë në kurthin e tij dhe tani po i përzien dhe nakatos. Ai zgjedh Lulin si ministër të opozitës, e ka thirrur në lojë, për të marrë parcelën e votave, në favorin e tij për të dëmtuar opozitën. Ndryshimi i vetëm është se Trump foli për “Deep State”, kurse Rama flet për ‘Deep Sale’ (për Sali Berishën)”, shprehet kreu i LRE-së.

      Ndërsa ish-deputeti Halit Valteri nënvizoi kuotat e ulëta politike të Sali Berishës si asnjëherë tjetër në këto tre dekada. Madje ai nënvizoi se rezultati me Ilir Metën në koalicion do ishte më i dobët se i zgjedhjeve të vitit 2021.

      “Rama e ka me kënetën, nuk e ka me partitë e vogla. Sali Berisha shqetësohet se nuk i përmendet emri nga Rama dhe ai ka hallin se nëse nuk i përmendet emri, do harrohet. Ai është sot në kuotat më të ulëta të tij. Berisha i ka përzënë shumë faktorë të djathtë, që i janë larguar. Ka larguar pjesën më të mirë të tij të djathtë dhe ka futur Ilir Metën, që të jep shumë më pak. Humbja e Berishës do jetë më e thellë. Berisha edhe në Tiranë në listën e sigurt nuk do i marri dot 12 mandatet”, konkludon ish-ligjvënësi edhe për një projeksion të mundshëm rezultati më 11 maj.

      Deputeti Rezart Kthupi u shpreh se pavarësisht rezultatit të kësaj mazhorance, që mendon se nuk do e kalojë 70 mandatet, opozita do riformatohet, por PD fatkeqësisht do e mbajë drejtimin e opozitës.

      “Mendoj se PS i merr apo s’i merr 70 apo 71 mandate. Por në të dy raste, opozita do reformohet pas 11 majit. Do ketë një formatim të opozitës pas zgjedhjeve. Por PD fatkeqësisht do e mbajë drejtimin e opozitës edhe nëse humbet”, thekson ai për Report Tv.

    • VIDEO

      Galdini ironizon Mediun: Është bërë si “Ministër Amerika”! Valteri: PD i ka paguar 5 mln euro, më vjen keq për Garon! Kthupi: Si çunat e lagjes! Tafani: S’është lobist

      Rikthimi i konsulentit të fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit dhe që Sali Berisha po e shet si lobist për heqje të ‘non gratës’ apo fitoren e zgjedhjeve, ishte një tjetër tematikë e trajtuar në studion e ‘Repolitix’.

      Analisti Arian Galdini, duke marrë shkas nga video-postimi i fundit nga SHBA-të i Fatmir Mediut me Chriss LaCivita, duke lajmëruar rikthimin në Shqipëri pas informacioneve që kishte ikur, nuk e mungoi ironinë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv