-
VIDEO
Turqi/ Të rinjtë nuk ndalin protestat pas arrestimit të Imamoglut, kreu i 'Vatrës' për Report Tv: Surprizë, s’pritej nga brezi i TikTok-ut dhe Instagramit
Bora Zukali kreu i shoqatës ‘Vatra’ në një intervistë për “Shqipëria Live’ në Report Tv analizon situatën politike në Turqi.
-
VIDEO
‘Një javë sa një vit’, Kujdes me fjalët! Jorgo Pulla paralajmëron… /Horoskopi javor 24-30 Mars
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 24-30 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare. “Duhet të tregohemi të matur dhe të kemi kujdes me fjalët, pasi java sjell keqkuptime dhe tensione në marrëdhëniet personale dhe profesionale, me Mërkurin dhe Afërditën në retrogradë te Peshqit. Eklipsi Diellor tek Dashi kërkon pastrim emocional, ndërsa Neptuni tek Dashi sjell zgjime të reja të brendshme për të gjithë. Tani është momenti dhe periudha që duhet të zgjohemi, të lëmë pas të kaluarën dhe të marrin vendime për nisma të reja. Ecni përpara, duke kthyer kokën pas për të mos bëre gabimet e së shkuares!”, paralajmëron Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Frikase me mish qingji nga zonja Albana, ja sekreti i shijes perfekte
Frikase me mish qingji
Përbërësit:
- 1 kg mish qengji
- 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 2 qepë mesatare
- 2 presh
- 2 thelpinj hudhër
- 1 tufë majdanoz dhe kopër
- 2 vezë
- 1 lugë miell (opsionale, për trashje)
- Lëngu i 1 limoni
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Ujë ose lëng mishi
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin ose gjalpin dhe skuqim copat e mishit derisa të marrin një ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Shtojmë qepën, preshin dhe hudhrën dhe i kaurdisim derisa të zbuten. Shtojmë kripën, piperin dhe ujë sa të mbulohet mishi. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë mishin të ziejë në zjarr të ulët për rreth 1–1.5 orë. Në një tas rrahim vezët me lëngun e limonit. Nëse dëshirojmë që salca të jetë më e trashë, tresim një lugë miell në pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë te vezët. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i mishit dhe e shtojmë ngadalë duke e trazuar vazhdimisht që të mos priten vezët. E hedhim në tenxhere duke e përzier me kujdes për disa minuta në zjarr të ulët derisa të trashet. Në fund shtojmë majdanoz dhe kopër për më shumë shije dhe aromë të freskët.
-
VIDEO
Mëlçi tigani sipas traditës së Vlorës nga zonja Albana
Mëlçi tigani sipas traditës së Vlorës
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi qengji ose viçi
- 1 qepë e madhe
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1 teke raki
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë dhe piper i zi
- Rigon ose trumzë
- Lëng limoni për shërbim
Përgatitja:
Lajmë mirë mëlçitë dhe i lëmë të kullojnë (mund t’i lyejmë lehtë me pak miell për një kore gjatë skuqjes). Nxehim vajin e ullirit në një tigan të madh në zjarr mesatar. Shtojmë qepën dhe e skuqim derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Në një tigan me pak yndyrë vendosim hudhrën, trumzën dhe i lëmë derisa të lëshojnë aromat. I largojmë dhe shtojmë mëlçitë në tigan, i skuqim nga të gjitha anët për 5–7 minuta, derisa të marrin një kore të lehtë dhe të mbeten të buta brenda. Kujdes që të mos gatuhen shumë, pasi forcohen. I shuajmë me një gotë të vogël raki, rregullojmë shijen me erëzat, piperin, rigonin ose trumzën. Mëlçitë i shërbejmë menjëherë të ngrohta spërkatur me pak lëng limoni.
-
VIDEO
Pite të sheshta me raki nga zonja Albana
Pite të sheshta
Përbërësit:
- 300 gr miell gruri
- 100 gr miell misri
- 1 lugë çaji kripë
- 1 majë luge sheqer
- 7 gr maja buke
- 300 ml ujë i vakët
- 1 teke raki
- 2 lugë gjelle vaj
Përgatitja:
Në një tas të madh përziejmë miellin, kripën dhe vajin. Në një filxhan shtojmë majanë, sheqerin, ujin e vakët dhe një lugë miell. Kur masa të dyfishohet e shtojmë në masën e miellit duke shtuar ujin e ngrohtë dhe pak raki. E punojmë derisa të lidhet brumi. Kalojmë brumin në një sipërfaqe të lyer lehtë me miell dhe e punojmë për rreth 5 minuta derisa të bëhet elastik dhe i butë. E mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të pushojë për 15–20 minuta. Më pas e ndajmë brumin në 6–8 toptha dhe hapim çdo topth me petës në një trashësi rreth 2–3 mm. Ngrohim një tigan pa yndyrë në zjarr mesatar. Pjekim çdo pite për 1–2 minuta nga secila anë, derisa të krijohen flluska dhe njolla të arta. I mbajmë të mbuluara me një pecetë që të qëndrojnë të buta derisa t'i servirim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 24 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga opozita premton se çmimi i naftës në Shqipëri Nuk do jetë më shumë se 1.23 euro te mashtrues madhështor e deri tek kryebashkiaku i Berishës në takimin e Ramës.
-
VIDEO
Brenda Uzinës së Bakrit dhe Arit në Rubik, si u shkatërrua krenaria e industrisë shqiptare! Amarcord
Ishte një nga uzinat më të famshme në Shqipëri, produkt i kohës së saj! Jetoi aq sa njeriut ia presin jetën kot në mes, sidomos nga keqadministrimi! Atje ku ndër të tjera prodhohej edhe Ar! Komunizmi, shkëlqimi, demokracia, rrënimi dhe viti 1997 i Uzinës së Bakrit në Rubik. Inxhinieri metalurg Nikollë Gega na shoqëroi brenda këtij thesari të harruar nga njeriu, brenda një ish uzine tashmë të ndryshkur ku vetëm muret kanë vlerë. Amarcord me Eljan Taninin, e diel, ora 21:00 në Report Tv.
-
VIDEO
Pranverë në Prezë l Veri Jug
Ju ftojmë të ndiqni reportazhin 'Pranverë në Prezë' miq. Një reportazh që sjell, bashkë me peisazhet e kështjellës së lashtë të kohëve ilire, edhe aromat e punëve të stinës në bujqësi. Ndalesë në kopshtin dhe arat e mbjella me grurë nga bujku 80 vjeçar Rexhep Limanàj dhe këshillat e agronomëve Adrian Muça dhe Agim Daci në ndihmë të fermerëve në punët e ditës. Shqetësimi i bujkut Limanàj është koha e korrjes dhe hyrja në treg e grurit që vjen nga importi, me ndikim uljen e dëmshme të çmimit të grurit vendas. Ndiqni reportazhin 'Pranverë në Prezë', të dielën, premierë, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa. Pranverë në Prezë l Veri Jug
-
VIDEO
Trajnerja e shëndetit holistik për Report Tv, Angjeli: Efektet negative të stresit dhe kortizolit të rritur, ja se si të kujdeseni
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishe edhe Adja Angjeli, trajnere e shëndetit holistik.
-
VIDEO
‘Klinika 24’/ Kirurgu Hakan Satiroglu: Metoda të reja trajtimi për problemet e infertilitetit! Misioni im, të ndihmoj njerëzit
Kirurgu obstetër-gjinekolog, specialist i Infertilitetit në Spitalin Hygeia flet për Report Tv: Trajtimi i Endometriozës me metoda të reja dhe zgjidhje për problemet e infertilitetit. Ja çfarë e shkakton infertilitetin dhe kujdesi që duhet pasu
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Vajzën ma rr*mbyen, çdo shenjë e saj u zh*uk’/Babai: 7 ditë na e mbajtën peng, ndaj dua…
Manushaqe dhe Yzedin Sula janë çifti nga Fieri që kanë trokitur kete pasdite në dyert e emisionit ‘Pa Gjurme’ për të zbuluar të vërtetën e së bijës, të cilën nuk patën mundësinë as ta mbanin në duar madje as t’i vendosnin një emër. Ngjarja daton në vitin 1985, kur Manushaqja solli në jetë një vajzë në maternitetin e Fierit, përmes një operacioni të detyruar per shkat te problemeve. Pas lindjes Manushaqa u mbajt në reanimacion për tre ditë, ndërsa infermieret e informuan se foshnja ishte në gjendje të rëndë. Për një javë të tërë, ajo nuk u lejua ta shihte vajzën. Pas shtatë ditësh, bashkëshortit të saj, Yzedinit, iu kërkua të firmoste një dokument pasi e informuan se e bija e tyre kishte ndërruar jetë. Por gati pas katër dekadash, një rrëfim i papritur ju ka ngjallur shpresen per vajzen e tyre. Para një viti, ata dëgjuan disa fjale se vajza e tyre mund të mos ketë vdekur, por të jetë birësuar dhe sot të ketë krijuar familjen e saj në Patos të Fierit. Ky informacion i ri ka ndezur shpresën dhe dyshimet e çiftit, të cilët tashmë kërkojnë të zbardhin të vërtetën.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Me dhunë e mbajta, s’ja lashë dashnores ta shijonte’/Gruaja:E doja ndaj bëra skandal
Të jesh nënë, bashkëshorte dhe grua në një shoqëri që shpesh vë në provë forcën e femrës, është një përvojë e vështirë… dhe Tefta, 57 vjeçe, është një shembull i kësaj sfide. Ajo u martua në moshën 15 vjeçare, një moshë e re për të marrë një përgjegjësi të tillë. Bashkëshorti i saj, 17 vjeç, u dërgua ushtar pak pas martesës, duke e lënë Teftën vetëm me një foshnjë 13 muajsh. Në vitin 2010, jeta e saj mori një kthesë të papritur. Nëna e re mësoi se bashkëshorti i saj e tradhëtonte me komshien. Komshinjtë e tjerë i kishin dhënë lajmin, por ajo nuk e besonte deri sa e vërteta doli në dritë. Pas ndarjes, ai filloi një jetë të re me gruan tjetër, duke lënë pas dy vajzat e tij dhe nënën e tyre, e cila përjetoi një dhimbje të madhe. Zhgënjimi e çoi atë në një gjendje të rëndë psikologjike, duke e detyruar të merrte ilaçe për të përballuar dhimbjen. 57-vjecarja i ndaloi vajzat e saj të takonin babain, duke menduar se ishte e vetmja mënyrë për t’i mbrojtur ato nga dhimbja… Pas një viti e gjysmë, përkundër të gjitha pengesave, Tefta dhe ish-bashkëshorti arritën të pajtohen. Ai u rikthye në shtëpi, duke u përpjekur të riparojnë marrëdhënien e tyre. Megjithatë, gëzimi i rikthimit ishte i shkurtër, pasi pas disa muajsh, Tefta mësoi se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Tragjikisht, bashkëshorti ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare, duke lënë pas vetëm kujtime dhe dhimbje. Sot, Tefta jeton e vetme në një shtëpi që është e shkatërruar, por pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet një nënë e fortë dhe një grua që ka kaluar shumë…