-
VIDEO
Shqipëria në BE? Shehi: Rama po përdor mirazh të vjetër, premtim elektoral! Xhafaj: Vetëm PS e integron vendin! Kapri: 30 vite e njëjta histori Xhaferri: S'realizohet!
Kjo tematikë u trajtua sot në “5 Pyetjet nga Babaramo”, ku të ftuar nga Report Tv ishin deputeti i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi, deputeti i PS, Etjen Xhafaj, Besart Xhaferri nga PD dhe Erald Kapri nga “Mundësia”
-
VIDEO
Spahiu: Çudi e madhe, votat e 4 partive të reja do i numërojnë 4 partitë e vjetra! Rama-Basha? Një reality-show komik, me këngë të shëmtuara e tekste banale
Juristi Kreshnik Spahiu vlerësoi partitë e reja dhe të vogla politike për garën që po bënin edhe pse e pabarabartë ndaj forcave të mëdha.
Këto të fundit kanë në dorë edhe numërimin e votave për partitë e vogla, teksa shprehu zhgënjimin me opozitën dhe veçanërisht PD-në që kishte zgjedhur modele të shëmtuara prezantimi në fushatë elektorale dhe jo si ato të vitit 2005 me “duar të pastra”
“E kam ndjekur fushatën dhe kjo është risi për partitë e reja politike. Jam i impresionuar nga partitë e reja të Dash Shehit, Endri Shabanit, Agron Shehajt apo Arlind Qori. Mua më duket si Dhjetori 1990, vështirë se do kenë mundësi më të mirë dhe aleat si SPAK këto parti të reja, ku janë arrestuar ministria, deputetë, kryebashkiakë, zyrtarë. Vetëm të bëjnë gol me portën bosh. Por më vjen keq me këta të tjerët, opozitën, PD-ja, që nuk po bën atë që ka bërë atë që bëri më 2005, me këmisha të bardha, me duar të pastra, por na kontraktuar një kompani konsulentë me LaCivita”, thotë ai.
Spahiu shprehu keqardhjen që partitë e vogla nuk do kenë komisionerë për të numëruar votat dhe këto të fundit janë në dorën e partive të mëdha. Madje e quajti një lojë politike të pandershme.
“Pavarësisht se kanë edhe fonde financiare, politikën, kapitalin, por po zhgënjejnë. Kurse partitë e vogla kanë mundësinë, janë shumë më lartë. Por është absurde dhe e pandershme që votat e partive të vogla t’i numërojnë 4 partitë e mëdha. Kur i sheh të japin një lloj ndjesie këto partitë e vogla dhe me vjen mirë”, shprehet juristi.
Në lidhje me ‘dashurinë’ e re me video-postime në rrjetet sociale Rama-Basha, Spahiu theksoi ky ishte një show komik, ku edhe kolonat zanore i kanë të shëmtuara dhe tekstet që zgjedhin nga më banalet.
“Po ta vësh re edhe kolonat zanore i kanë më të shëmtuara dhe tekstet me banalet në tregun muzikor. Basha është faktorizuar, fiton pikë me video-postimet, Rama e ngjalli nga varri Bashën, madje po ta kërkosh në google del më i klikuari, por kjo nuk përkthehet në votë. Është kthyer në një reality show komik”, përfundon Spahiu për Report Tv.
-
VIDEO
Shehi: Replikat me video e këngë Rama-Basha një grotesk, le të dalin lakuriq se ashtu marrin më shumë klikime! Më vjen keq për Lulin
Kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, deputeti Dashamir Shehi, u shpreh se ka bindjen se rotacioni politik do ndodhte më 11 maj, pasi situata duhet të ndryshojë dhe është koha e duhur.
Kurse ‘dashurinë’ Basha-Rama me video-postime dhe këngë në rrjetet sociale ai i quajti groteske dhe si garë për klikime.
Shehi sugjeroi se nëse duan më shumë klikime, Basha dhe Rama të dalin lakuriq se marrin më shumë, teksa shprehu edhe keqardhjen për të parin që ka rënë në nivelin e kryeministrit, i cili shquhet për batuta.
“Unë them se do ketë rotacion, sondazhet nuk kanë shumë peshë për mua, duke parë atë që ndodhi në SHBA. Grupet alternative do mbledhin votat dhe do bëjnë të mundur rotacionin. Te ne duhet rotacion vertikal, ta përmbysi situatën. Ka kapacitete në Shqipëri për t’u arritur. Na kanë qeverisur dy vetë, Rama-Berisha, ka nevojë për ndryshim. Tre dekada të njëjtët njerëz”, tha ai për situatën elektorale.
Kurse për replikat “repiste” mes kryeministrit dhe ish-kreut të PD-së shprehu keqardhje dhe dha një këshillë.
“Kjo është grotesk. Mua më vjen keq që edhe Basha ka rënë në këtë gjendje, edhe pse politika e ka edhe humorin. Kjo është për të marrë klikime. Por për këtë gjë më mirë të dalin lakuriq se i klikojnë më shumë, ose Big Brother. Nëse është kjo politika me makina, në sensin e humorit politik, mua më vjen keq për Bashën se Rama e ka pasur të tijën batutën, e ka përdorur shumë. Por kjo është estradë, humor del e bën te lokali lagjes”.
-
VIDEO
Shqipëria në BE? Shehi: Rama po përdor mirazh të vjetër, premtim elektoral! Xhafaj: Vetëm PS e integron vendin! Xhaferraj: Nuk realizohet! Kapri: 30 vite e njëjta histori
Kjo tematikë u trajtua sot në “5 Pyetjet nga Babaramo”, ku të ftuar nga Report Tv ishin deputeti i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi, deputeti i PS, Etjen Xhafaj, Besart Xhaferri nga PD dhe Erald Kapri nga “Mundësia”
-
VIDEO
Ironia Spahiut: Berisha premton heqjen vizave amerikane, Rama pasaporta europiane!
'5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Juristi Kreshnik Spahiu e quajti fushatën elektorale të lexueshme nga të dy forcat politike. Njëra palë që premton viza amerikane dhe tjetra që premton pasaportën e BE-së
-
VIDEO
Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit, Sheholli: Shqiptarët duhet t'i jenë falenderues brez pas brezi Aleancës e SHBA-ve
Marrëveshjen ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, Sheholli e quajti një masë të domosdoshme përballë axhendës ruse në Ballkanin Perëndimor, të zbatuar sipas tij nga Serbia dhe Hungaria.
-
VIDEO
Bisedimet në Riad për luftën Rusi-Ukrainë, Krisafi: Armëpushim i pjesshëm ndaj objekteve të energjisë dhe porteve, SHBA ka qasje pozitive ndaj Kremlinit
Ditën e sotme po zhvillohen bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe amerikane në Riad të Arabisë Saudite, për arritjen e armëpushimit në Ukrainë.
Lidhur me këtë është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, ku Ledion Krisafi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, tha se po diskutohet për një armëpushim të pjesshëm për mos goditjen e objekteve energjitike dhe për portet si nga Rusia dhe nga Ukraina.
‘Nuk po diskutojnë për paqe, por për një armëpushim të pjesshëm në Arabinë Saudite për mos goditjen e objekteve të energjisë dhe ndaj porteve, që do të thotë as Rusia të mos godas portet dhe objektet energjitike të Ukrainës dhe e anasjellta dhe kërkohet për një armë pushim në Detin e Zi, pra të mos sulmojnë palët njëra-tjetrën në Detin e Zi. Rusët nuk duan një mbyllje të plotë të luftës në këto momente, por duan që të vijë dal nga dal’, tha ai.
-
VIDEO
Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë
Kreu i selisë së PD-së Sali Berisha nuk ka vetëm halle me drejtësinë apo autoritetet e administratës amerikane, por edhe nga ato që shkojnë deri në personale, në lidhje me sagën e vrasjeve në Tropojë.
Kallëzimi penal nga motrat Haklaj për vrasjen e vëllezërve të tyre, ndaj Berishës, nga 1997 dhe pas, ka rihapur një tjetër telash për ish-kryeministrin që është shpallur “non grata” nga SHBA-BE dhe nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”.
Moderatori Arbër Hitaj pyeti në ‘Studio Live’ avokatin Spartak Ngjela se çfarë ka ndodhur në atë kohë dhe nëse ka pasur ndërhyrje të agjenturave serbe, meqë ka qenë edhe pjesë e politikës dhe strukturave.
-
VIDEO
Raporti i DASH fundosi Berishën, Ngjela: Saliu ka devijacion psikik, e ka kap deliri i personit nën akuzë! Duket se i ka çuar Trumpit njerëz me çanta, e di si veten
'Studio Live'/ Raporti i Departamentit Amerikan fundosi kryetarin e PD-së Sali Berisha me raportin e fundit të publikuar, duke i dhënë të drejtë dhe mbështetur hetimet dhe akuzat e SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit, për “non gratën’ dhe aferën ‘Partizani’. Spartak Ngjela e komenton dhe analizon në Report Tv
-
VIDEO
‘Prindërit e martuan 12 vjeçe, dhëndri s’ka faj’/Shokon e mitura:E dua,mos e fusni në burg
Një nga traditat më të spikatura të komunitetit rom është zakoni i martesave të hershme, ku dhëndurët dhe nuset zgjidhen që në djep… Historia që do të trajtohet pasditen e sotme lidhet po me këtë temë. Në 7 shtator të vitit që lam pas, Dritson Kurti, 21 vjec nga qyeteti i Korcës, ra në prangat e policisë, pas marrëdhënies me një vajzë të mitur 14-vjecare. Një ditë pasi foshnja e ciftit të ri erdhi në jetë, 21 vjecari u arrestua nën akuzën ”Marrëdhënie seksuale me të mitur”. Për këtë arrestim familjarët e të riut akuzojnë bluzat e bardha, se ata e lajmëruan policinë. Nga ana tjetër, nëna e mitur, ka ngelur e vetme me foshnjën 6 muajshe dhe për to po kujdeset gjyshja e Dritsonit, 73 vjece, me një pension prej 120 mijë lekësh të vjetra. Një pension shumë i vogël për të përballuar jetesën. Si pasojë familjarët dhe pjestarë të tjerë të komuniteti rom në Korcë janë ngritur në protesta për lirimin e Dritsonit, duke e parë këtë gjë si një sulm ndaj traditave të tyre kulturore…
-
VIDEO
‘Lista e Shkodrës me anonim’/ Kandidatët e rinisë debat në studion e Report Tv, Kopliku: Do luftoj të fitoj edhe pse në listë të hapur, Basha: Do provoj veten
Fillimisht të rinjtë kanë folur në lidhje me dallimet dhe perceptimet që ata vënë re nga kampet ku ndodhen në raport me fushatën. Kopliku theksoi se lista e PS-së në Shkodër sipas tij është e mbushur me emra anonim.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Mars 2025 – Receta/ Thundërmushka, bima kuruese/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Frikase me mish qingji / Mëlçi sipas traditës së Vlorës / Pite të sheshta me raki.
Sot në 'Bima dhe Shëndeti' me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për një bimë me një emër të veçantë, por me veti të mëdha kuruese, thundërmushka. Kjo bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të mbuluar me push të hollë, me gjethe të dhëmbëzuara, të ngjashme me gjurmën që lë thundra e mushkës dhe me lule të verdha të mbledhura në majë të kërcellit rritet në vende me lagështi dhe është përdorur në mjekësi që në lashtësi kryesisht për problemet në aparatin respirator, si një qetësuese e kollës dhe problemeve në mushkëri. E pasur me vitamina dhe minerale kjo bimë antibakteriale pastron qarkullimin e gjakut nga toksinat e mbledhura, trajton sëmundjet e veshkave dhe të kanaleve urinare, efektive kundër gastritit dhe shumë e shumë problematikave të tjera shëndetësore. Mënyrën dhe dozën e përdorimit të thundërmushkës, kombinuar dhe me bimë të tjera për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, i tregojmë në studion e "Rreze Dielli" së bashku me specialistin Merja.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 24-30 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare. “Duhet të tregohemi të matur dhe të kemi kujdes me fjalët, pasi java sjell keqkuptime dhe tensione në marrëdhëniet personale dhe profesionale, me Mërkurin dhe Afërditën në retrogradë te Peshqit. Eklipsi Diellor tek Dashi kërkon pastrim emocional, ndërsa Neptuni tek Dashi sjell zgjime të reja të brendshme për të gjithë. Tani është momenti dhe periudha që duhet të zgjohemi, të lëmë pas të kaluarën dhe të marrin vendime për nisma të reja. Ecni përpara, duke kthyer kokën pas për të mos bëre gabimet e së shkuares!”, paralajmëron Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.